• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe terrorizoi bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët e saj

10 Korrik, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg për keqtrajtim në familje dhe plagosje, pasi u shpall fajtor për ushtrimin e dhunës sistematike ndaj bashkëshortes shqiptare dhe dy fëmijëve të saj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi u mor nga Seksioni i Parë Penal i Gjykatës, i cili urdhëroi edhe ndalimin e të dënuarit nga ushtrimi i funksioneve publike për pesë vjet. Gjykata vendosi gjithashtu një dëmshpërblim paraprak prej 25 mijë eurosh për gruan dhe djalin e mitur, si dhe 10 mijë euro për vajzën madhore, ndërsa vlera përfundimtare do të përcaktohet në një proces civil. Prokuroria kishte kërkuar një dënim me gjashtë vjet burg.

Sipas hetimeve, i moshuari e kishte sjellë në Itali gruan shqiptare, shumë më të re në moshë, së bashku me dy fëmijët e saj nga një lidhje e mëparshme, duke i premtuar një jetë më të mirë dhe stabilitet ekonomik. Por, sipas akuzës, premtimet u shndërruan shpejt në një realitet të mbushur me dhunë, frikë dhe izolim.

Lexo edhe:

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

Për rreth katër vjet, nga viti 2017 deri në maj 2021, familja jetoi nën kontroll të vazhdueshëm. Prokuroria provoi se burri ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, i fyente dhe i kërcënonte vazhdimisht, kufizonte lirinë e tyre dhe nuk i lejonte të bënin një jetë normale. Sipas dosjes hetimore, gruaja dhe fëmijët detyroheshin të zgjoheshin në orët e para të mëngjesit për të pastruar apartamente që jepeshin me qira, ndërsa fëmijëve u pengohej edhe ndjekja e rregullt e shkollës.

Mes episodeve më të rënda të dokumentuara është ai i tetorit 2017, kur djali, vetëm gjashtë vjeç në atë kohë, u godit me forcë dhe u përplas pas një kaloriferi, duke pësuar një plagë në kokë që kërkoi ndërhyrje urgjente në spitalin e Trikazes. Edhe vajza u bë disa herë objekt i dhunës, ndërsa në një rast u kërcënua në plazh, ku 80-vjeçari e ofendoi dhe e kanosi duke mbajtur në dorë një gur.

Sipas akuzës, situata u përkeqësua edhe më tej kur gruaja kërkoi t’i jepte fund marrëdhënies. Në një episod, burri dyshohet se e kapi nga fyti duke e kërcënuar me vdekje, ndërsa në një rast tjetër kërcënoi se do të vriste gruan dhe dy fëmijët e saj nëse nuk largoheshin nga shtëpia.

Hetimet nisën pasi gruaja dhe vajza iu drejtuan disa herë urgjencës së spitalit të Trikazes me dëmtime që ngritën dyshime për dhunë në familje. Verifikimet e mëvonshme zbuluan një histori të gjatë abuzimesh, kërcënimesh dhe kontrolli të vazhdueshëm, që përfundoi me dënimin e 80-vjeçarit.

Nga Kategoria

Bota

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

12 Nëntor, 2026
Analizë

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Policia nxjerr në rrugë motorët 4 rrotësh për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026

Kuqezinjtë ndezin “Air Albania”! Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun

12 Nëntor, 2026

Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

12 Nëntor, 2026

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

12 Nëntor, 2026

Gara për rolin e James Bond zhvillohet publikisht, disa aktorë të njohur në garë për 007

12 Nëntor, 2026

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

12 Nëntor, 2026

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.