• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Mbappé shkruan historinë në Botëror, me mesatare një gol për ndeshje dhe barazon Messin me tetë gola

10 Korrik, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappé vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës. Sulmuesi francez ishte sërish protagonist në fitoren ndaj Marokut, duke shënuar golin që hapi rrugën e Francës drejt gjysmëfinales.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Maroku vinte në këtë përballje si një nga skuadrat më të vështira të turneut, por Mbappé tregoi edhe një herë se shfaqet në momentet më të rëndësishme. Që në minutën e 4-t, ai krijoi rastin e parë të madh të ndeshjes, me një goditje të fortë që detyroi Bono të bënte një pritje të shkëlqyer.

Në minutën e 28-të, ylli francez fitoi një penallti pas një depërtimi të shpejtë në zonë, ku u ndal nga Mazraoui. Megjithatë, pas rishikimit të gjatë të VAR-it, Mbappé gaboi nga pika e bardhë. Goditja e tij ishte shumë qendrore dhe Bono arriti ta ndalte.

Lexo edhe:

Xavi prezantohet te Holanda pas refuzimeve të Guardiolës dhe Slot: “Nuk më intereson nëse isha zgjedhja e tretë apo e dhjetë”

Ylli i Manchester City shpallet lojtari i ri më i mirë i Premier League për sezonin e kaluar

Ky gabim nuk e tronditi sulmuesin e Real Madridit. Në pjesën e dytë, Mbappé u rikthye edhe më i vendosur dhe në minutën e 60-të gjeti golin. Ai mori topin pranë zonës dhe lëshoi një goditje të fuqishme e të saktë, duke mposhtur mbrojtjen marokene dhe duke kaluar Francën në avantazh.

Me këtë gol, Mbappé shkoi në kuotën e tetë realizimeve në këtë Botëror, duke barazuar rekordin e Lionel Messit në këtë edicion. Në total, francezi ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje të luajtura në Kupën e Botës, një mesatare e jashtëzakonshme prej një goli për ndeshje.

Mbappé është gjithashtu vetëm një gol larg rekordit historik të Messit në Botërorë, me 21 gola. Me tetë gola dhe tre asistime në këtë turne, ai mbetet një nga kandidatët kryesorë për Këpucën e Artë.

Në fund, francezi la gjurmë edhe me një asist për Ousmane Dembélé, i cili shënoi golin e dytë dhe vulosi kualifikimin e Francës në gjysmëfinale. Tani “Les Bleus” presin fituesin e çiftit Spanjë-Belgjikë.

Tags: FrancëKupa e BotësKylian Mbappémarok

Nga Kategoria

Sporti

Xavi prezantohet te Holanda pas refuzimeve të Guardiolës dhe Slot: “Nuk më intereson nëse isha zgjedhja e tretë apo e dhjetë”

25 Gusht, 2026
Sporti

Ylli i Manchester City shpallet lojtari i ri më i mirë i Premier League për sezonin e kaluar

25 Gusht, 2026
Sporti

Milani punon për largimet, në arkën e kuqezinjve mund të hyjnë deri në 50 milionë euro

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bashkia Vlorë do shpenzojë 31 mijë € për të blerë 100 kafazë për qentë e rrugës

26 Gusht, 2026

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik pas rastit të parë

26 Gusht, 2026

Zjarret, 5 vatra aktive raportohen në vend, si paraqitet situata në zona të caktuara

26 Gusht, 2026

Pesë shqiptarë u riatdhesuan nga kampet e Sirisë, Rama: Një detyrim njerëzor!

26 Gusht, 2026

EMRI/ Shkoi në Berat për të parë gjininë e fëmijës, kapet nga FNSH personi që tentoi të vr*ste Guçin e Tik-Tok

26 Gusht, 2026

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e riatdhesuar nga Siria: Vijojmë punën për kthimin e të gjithë shtetasve tanë

26 Gusht, 2026

Humb jetën i dënuari në burgun e Fierit, çfarë dyshohet

26 Gusht, 2026

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për viza në gjithë botën

26 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.