• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Më mungon…”, mesazhi i motrës së Renis Dobrës pas hetimeve nga SPAK-u!

10 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Motra e 23-vjeçarit Renis Dobra ka publikuar një dedikim prekës në rrjetet sociale, 15 muaj pas vrasjes së të vëllait.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes fjalëve të saj, ajo shpreh mallin, pendesën për momentet e humbura dhe dhimbjen që, pavarësisht kohës së kaluar, nuk është zbehur.

Mesazhi vjen një ditë pasi SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim katër persona të dyshuar për përfshirjen në rrëmbimin dhe vrasjen e të riut.

Lexo edhe:

“Zhdukja” e Ines Hajrullait, dyshohet se është marr peng bashkë me një vajzë të njohur të showbizit

Venusi hyn në retrogradë: çfarë do të thotë kjo për çdo shenjë të horoskopit

Një mesazh i gjatë kushtuar kujtimit të Renis Dobrës është publikuar nga motra e tij, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale ka rrëfyer vështirësinë për të pranuar humbjen e të vëllait.

Në dedikimin e saj, ajo kujton çastet e kaluara së bashku, bisedat, të qeshurat dhe momentet e zakonshme që sot do të dëshironte t’i përjetonte edhe një herë.

“Kanë kaluar 1 vit e 3 muaj pa ty, por zemra ime ende nuk arrin ta besojë që ti nuk je më këtu. Ende të pres. Ende më duket sikur do të të shoh, sikur do të dëgjoj zërin tënd, sikur do të vijë ai moment kur do të mund të përqafoj përsëri”, shkruan ajo.
Motra e 23-vjeçarit shprehet se mungesa e tij është e vështirë të përshkruhet me fjalë dhe se kujtimet e përbashkëta e shoqërojnë çdo ditë.

Ajo tregon gjithashtu se shpesh shpreson ta takojë në ëndërr, duke e përjetuar zgjimin si një tjetër përballje me realitetin e humbjes.

“Më mungon… më mungon më shumë nga sa mund ta shpjegojnë fjalët. Me lot në sy kujtoj çdo moment me ty. Çdo të qeshur, çdo bisedë, çdo gjë të vogël që dikur më dukej normale dhe sot do të jepja gjithçka vetëm ta përjetoja edhe një herë. Ka net kur fle dhe pres të të shoh në ëndërr. Dhe kur zgjohem e kuptoj që nuk të pashë, mërzitem shumë. Sepse në ëndërr është i vetmi vend ku zemra ime shpreson të takojë përsëri”,vijon mesazhi i saj.
Në dedikim, ajo shpreh edhe dëshirën për ta përqafuar edhe një herë të vëllain, për t’i treguar sa shumë e do dhe për t’i kërkuar falje për debatet apo fjalët që mund ta kenë lënduar.

Ajo thekson se sot do të dëshironte të kishte shfrytëzuar çdo çast pranë tij, pa kursyer asnjë përqafim apo fjalë dashurie.

“Sikur të mund të të përqafoja vetëm edhe një herë… Do të shtrëngoja fort dhe nuk do të të lija. Do të thosha sa shumë të dua. Do të thosha sa shumë më ke munguar. Do të kërkoja falje një mijë herë për çdo herë që të kam ngritur zërin, për çdo fjalë që ndoshta të ka lënduar, për çdo gjë që nuk ta plotësova kur ti e deshe. Më fal, vëllai im. Sot do të doja të mos kisha kursyer asnjë përqafim, asnjë të dua, asnjë minutë me ty”, shkruan motra e Renisit.
Ajo vijon duke nënvizuar se dashuria për të vëllain nuk ka ndryshuar, pavarësisht mosmarrëveshjeve të zakonshme që mund të kenë pasur.

Në fjalët e saj, Renisi përshkruhet si një pjesë e pazëvendësueshme e jetës së saj, humbja e të cilit ka lënë një boshllëk të thellë.

“Por dua të dish diçka, unë të kam dashur gjithmonë. Edhe kur jam mërzitur, edhe kur të kam bërtitur, edhe kur nuk kemi qenë dakord. Dashuria ime për ty ka qenë aty dhe do të jetë gjithmonë. Ti nuk ishe thjesht vëllai im. Ti ishe vëllai im i vetëm. Drita e syve të mi. Një pjesë e zemrës sime. Dhe tani që nuk je këtu, e kuptoj sa shumë nga zemra ime ke marrë me vete”, shprehet ajo.
Në vijim të mesazhit, motra e 23-vjeçarit rrëfen se do të donte t’i tregonte gjithçka që ka ndodhur që prej largimit të tij, përfshirë momentet kur e ka marrë malli, lotët e derdhur në heshtje dhe herët kur ka dashur ta telefonojë, për t’u kujtuar më pas se kjo nuk është më e mundur.

“Do të doja të tregoja gjithçka që ka ndodhur që kur ike. Do të doja të tregoja sa herë më ka marrë malli, sa herë kam qarë fshehurazi, sa herë kam dashur të telefonoj e pastaj më është kujtuar se nuk mundem. Por mbi të gjitha do të doja të thoja edhe një herë: Të dua, vëllai im. Më fal për gjithçka. Më mungon çdo ditë. Dhe nuk do të harroj kurrë”, shkruan ajo.
Në përfundim, motra e Renis Dobrës shpreh bindjen se dashuria dhe kujtimet do ta mbajnë të vëllain gjithmonë pranë saj, pavarësisht mungesës fizike.

“Nëse dashuria do të mund të sillte përsëri, ti do të ishe këtu në krahët e mi. Deri atëherë, do të mbaj në zemër, në kujtime, në çdo lot dhe në çdo buzëqeshje që më sjell ndër mend ty. Pusho i qetë, vëllai im i shtrenjtë. Motra jote do të dojë përgjithmonë”, përfundon dedikimin e saj.

Nga Kategoria

Kryesore

“Zhdukja” e Ines Hajrullait, dyshohet se është marr peng bashkë me një vajzë të njohur të showbizit

9 Tetor, 2026
Screenshot
Ekstra

Venusi hyn në retrogradë: çfarë do të thotë kjo për çdo shenjë të horoskopit

9 Tetor, 2026
Kryesore

Del FOTO e çiftit të tragjedisë në Gjilan, biznesmeni i njohur vrau pa mëshirë gruan dhe kunatin e tij, plagosi edhe xhaxhain (EMRAT)

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Më mungon…”, mesazhi i motrës së Renis Dobrës pas hetimeve nga SPAK-u!

10 Tetor, 2026

Atlético tallet me rikuperimin e Valverdes: “Komuniteti mjekësor botëror paska gabuar”

9 Tetor, 2026

“Zhdukja” e Ines Hajrullait, dyshohet se është marr peng bashkë me një vajzë të njohur të showbizit

9 Tetor, 2026

Zyrtare: Turqia shkarkon Montellën pas katër humbjeve radhazi në Nations League

9 Tetor, 2026
Screenshot

Venusi hyn në retrogradë: çfarë do të thotë kjo për çdo shenjë të horoskopit

9 Tetor, 2026

Del FOTO e çiftit të tragjedisë në Gjilan, biznesmeni i njohur vrau pa mëshirë gruan dhe kunatin e tij, plagosi edhe xhaxhain (EMRAT)

9 Tetor, 2026

Pau Victor zbulon metodën e Flick te Barcelona: “Në disa stërvitje ndihesha i trullosur”

9 Tetor, 2026

Muxhahedinët dalin nga kampi dhe ruajnë fëmijët pranë shkollave e kopshteve?

9 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.