• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 23 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

3 Korrik, 2026
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat më të fundit të INSTAT mbi Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore tregojnë se gjatë vitit 2025 çmimet në sektorin bujqësor kanë vijuar në përgjithësi të rriten. Indeksi vjetor arriti në 151,2 pikë (me bazë 2015=100), nga 149,6 pikë në vitin 2024, duke regjistruar një rritje prej 1,0%.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rritja është mbështetur kryesisht nga prodhimet bimore, të cilat shënuan një rritje prej 4,1%, ndërsa çmimet e prodhimeve blegtorale dhe produkteve të tjera blegtorale u rritën me 2,2%.

Në grupin e prodhimeve bimore, rritjet më të larta u regjistruan te rrushi (+6,4%), vera (+6,3%), vaji i ullirit (+5,8%), agrumet (+5,3%), frutat (+4,7%) dhe ullinjtë (+3,1%).

Lexo edhe:

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

SHBA zbulon pikën e saj të dobët financiare

Nga ana tjetër, disa kultura shënuan ulje të çmimeve. Më e ndjeshmja ishte te prodhimet e drufrutorëve (-5,6%), ndërsa perimet ranë me 1,2% dhe bimët industriale me 0,3%. Patatet dhe drithërat regjistruan rritje modeste, përkatësisht 0,2% dhe 1,4%.

Edhe sektori blegtoral paraqiti zhvillime të ndryshme sipas kategorive. Çmimet e mjaltit u rritën me 8,5%, ndërsa vezët me 5,2%. Rritje pati edhe për derrat (+2,3%), shpendët (+2,0%), gjedhin (+1,3%) dhe të imtat (+0,5%).

Në kontrast, çmimet e qumështit vazhduan të bien. Qumështi në total u ul me 3,7%, ndërsa qumështi i lopës me 1,0%. Gjithashtu, produktet e tjera blegtorale shënuan një rënie prej 2,7%.

Sipas metodologjisë së INSTAT, indeksi llogaritet mbi bazën e çmimeve të mbledhura çdo muaj në ferma, tregje të shumicës dhe pika të grumbullimit në të gjithë vendin. Përllogaritja bazohet në standardet e Eurostat dhe përdor një skemë peshash të bazuar në vlerën e shitjeve të produkteve bujqësore gjatë vitit bazë 2015.

Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se, megjithëse ritmi i rritjes së përgjithshme të çmimeve është moderuar krahasuar me vitin 2024, tregu bujqësor mbetet i karakterizuar nga luhatje të konsiderueshme ndërmjet produkteve. /ekofin.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Analizë

SHBA zbulon pikën e saj të dobët financiare

10 Gusht, 2026
Ndertime shume kateshe qe po ngrihen ne qender te Tiranes. Ndersa viti 2021 shenoi rekord ne siperfaqen e lejeve te ndertimit te dhene ne kryeqytet, qe pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do te sjelle nje tjeter rekord, duke sinjalizuar beton te metejshem ne Tiranen tashme te mbingarkuar nga ndertimi.

/r/n/r/nHigh buildings in the center of Tirana. While the year 2021 marked the record in the area of construction permits issued in the capital, after the '90s, the year 2022will bring another record, signaling further concrete in Tirana already overloaded by construction.
Aktualitet

Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës

9 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mbledhja me drejtuesit politikë/ Pas kafes së mëngjesit në Tushemisht, Rama rikthehet në vilën qeveritare në Pogradec

23 Gusht, 2026

Vidhte biçikleta dhe para në taksi, arrestohet në Shkodër 56-vjeçari nga Durrësi

23 Gusht, 2026

Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur në aksident

23 Gusht, 2026

“Hormuzi mbetet i mbyllur”, presidenti iranian sfidon SHBA-në: Nuk jemi Venezuela

23 Gusht, 2026

21 vatra zjarri vatra në vend, 6 aktive, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë

23 Gusht, 2026

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë pritet të diskutohet

23 Gusht, 2026

Ditët e fundit të gushtit, shtohet fluksi i automjeteve nga Kosova drejt bregdetit

23 Gusht, 2026

Harta e re me 46 bashki, a do të përmirësohen shërbimet apo do të thellohet largimi i qytetarëve?!

23 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.