• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 30 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Komiteti i Helsinkit: Policia ndërhyri me forcë ndaj protestuesve, duhet respektuar e drejta e tubimit

30 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka shprehur shqetësim për mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot para Kuvendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një reagim publik, organizata thekson se, sipas pamjeve të publikuara në media, ndërhyrja e policisë është shoqëruar me përdorim force fizike, shoqërime të protestuesve në komisariat dhe raste të tërheqjes zvarrë të tyre.

KShH vëren se këto veprime ngrenë shqetësime mbi respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe mënyrën e menaxhimit të tubimeve publike.

Lexo edhe:

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

Sipas organizatës, e drejta për tubim paqësor garantohet nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa çdo kufizim i saj duhet të jetë i parashikuar me ligj, i domosdoshëm dhe proporcional.

Reagimi i plotë:

Bazuar në pamjet e bëra publikë ne media[1], Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësim për incidentet e datës së sotshme, përpara Kuvendit të RSH, ku ndërhyrja e policisë u shoqërua me përdorim force fizike, shoqërim protestuesish në komisariat dhe pamje që tregojnë tërheqjen zvarrë të protestuesve, me elementë të ngjashëm nga pamjet e protestës së Zvernecit të një muaji më parë, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy shtetas civilë.

E drejta për tubim paqësor garantohet nga neni 47 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Çdo kufizim i kësaj të drejte duhet të jetë i parashikuar me ligj, i domosdoshëm dhe proporcional, referuar nenit 17/1 të Kushtetutës dhe nuk duhet të cenojnë thelbin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe as të tejkalojë kufizimet e KEDNJ-së, referuar nenit 17/2 të Kushtetutës.

KShH vëren se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GjEDNJ) ka theksuar vazhdimisht se autoritetet shtetërore duhet të tregojnë një shkallë tolerance ndaj tubimeve paqësore dhe se forca është mjeti i fundit (Kudrevičius dhe të tjerë k. Lituanisë [DhM], 2015; Oya Ataman k. Turqisë, 2006). Tërheqja zvarrë dhe forca fizike ndaj protestuesve ngrenë shqetësime në raport me nenin 25 të Kushtetutës dhe nenin 3 të KEDNJ, të cilët mbrojnë dinjitetin dhe integritetin e personit. GJEDNJ ka ritheksuar se respektimi i dinjitetit njerëzor është thelbësor edhe në mënyrën se si autoritetet policore sillen me qytetarët (Bouyid k. Belgjikës [DhM], 2015).

KShH vlerëson se duke qenë se protesta prej rreth një muaji është zhvilluar në përgjithësi paqësisht, sikurse është pasqyruar gjerësisht edhe në median vendase e ndërkombëtare, çdo përdorim force duhej të ishte masë e fundit dhe rreptësisht proporcional, në përputhje me ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

KShH u bën thirrje autoriteteve të garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës për protestë paqësore, të respektojnë standardet konventore dhe kushtetuese për përdorimin e forcës, të shmangen format e kufizimit të lirisë, dhe atëherë kur ato zbatohen si masa e fundit proporcinale, të sigurohet për çdo person të shoqëruar respektimi i garnacive ligjore procedurale. KShH i bën thirrje organit të prokurorisë të hetojë në mënyrë të pavarur e efektive çdo pretendim për përdorim të tepruar force nga protestuesit.

Njëkohësisht, KShH u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të ushtrojnë të drejtën e tyre paqësisht dhe të shmangin çdo veprim që përshkallëzon situatën.

Nga Kategoria

Aktualitet

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

30 Qershor, 2026
Aktualitet

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

30 Qershor, 2026
Aktualitet

Aksidenti në aksin Tiranë-Durrës, reagon Lamallari: Thellësisht i tronditur

30 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Komiteti i Helsinkit: Policia ndërhyri me forcë ndaj protestuesve, duhet respektuar e drejta e tubimit

30 Qershor, 2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

30 Qershor, 2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar

30 Qershor, 2026

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

30 Qershor, 2026

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

30 Qershor, 2026

Aksidenti në aksin Tiranë-Durrës, reagon Lamallari: Thellësisht i tronditur

30 Qershor, 2026

Aksidenti tragjik, jep detaje zyrtare: Një viktimë dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026

Fundi i një epoke, Manuel Neuer largohet nga kombëtarja gjermane

30 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.