• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 17 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

I nxehti godet Europën, Franca numëron 13 viktima nga mbytjet

22 Qershor, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo valë e të nxehtit pritet të bëhet edhe më e fortë nga sot, në shumë vende të Evropës, prandaj autoritetet kanë marrë masa të veçanta për mbrojtjen e njerëzve.

Shumë aktivitete në ambiente të hapura janë anuluar, disa shkolla janë mbyllur, ndërsa shumë punonjësve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia. Në Francë, 49 nga 96 rajonet janë vendosur nën alarmin e kuq për nxehtësinë.

Lexo edhe:

Kanadaja sfidon Trump: Ne vendosim vetë me kë bëjmë marrëveshje

Eurovision 2027, Irlanda do ta bojkotojë sërish, shkak Izraeli

Sipas shërbimit meteorologjik Meteo-France, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius në qytetin jugperëndimor Bordu dhe 39 gradë Celsius në Paris.

Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos freskohen në zona të pambikëqyrura, si liqenet dhe lumenjtë, pas mbytjeve të raportuara gjatë fundjavës – në mesin e tyre edhe një vajzë 13-vjeçare.

Rreth 845 shkolla janë mbyllur të hënën, për shkak të nxehtësisë, ndërsa 1.800 të tjera i kanë lejuar nxënësit të largohen më herët.

Në Belgjikë, temperaturat këtë javë pritet të jenë “më të nxehtat ndonjëherë”, paralajmëroi shefi i parashikimeve në institutin meteorologjik IRM, David Dehenauw.

Në Spanjë, meteorologët paralajmërojnë nxehtësi shumë të madhe si ditën ashtu edhe natën, deri të mërkurën, me temperatura deri në 44 gradë Celsius.

Ata thonë se kjo është 5 deri në 10 gradë më shumë se normalja për këtë periudhë. Në Portugali, temperaturat janë mbi mesataren, ndërsa në disa zona ato po u afrohen rekordeve të mëparshme.

Në Britani është dhënë paralajmërim për nxehtësi ekstreme, me temperatura që mund të kalojnë 35 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se rekordet e nxehtësisë në Britani për muajin qershor pritet të thyhen.

Në Republikën Çeke dhe në pjesë të tjera të Evropës Qendrore, temperaturat janë gjithashtu mbi mesataren për këtë periudhë.

Në shumicën e vendeve të Ballkanit, situata është e ngjashme me pjesën tjetër të Evropës: temperatura të larta dhe valë e fortë nxehtësie, me disa dallime nga vendi në vend.

Kjo valë e të nxehtit është e dyta radhazi brenda dy muajve, pas një periudhe të pazakontë të nxehtë në maj.

Shkencëtarët thonë se valët e përsëritura të të nxehtit janë një shenjë e qartë e ngrohjes globale dhe paralajmërojnë se ato do të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më të forta./ REL

Nga Kategoria

Bota

Kanadaja sfidon Trump: Ne vendosim vetë me kë bëjmë marrëveshje

17 Shtator, 2026
Bota

Eurovision 2027, Irlanda do ta bojkotojë sërish, shkak Izraeli

17 Shtator, 2026
Bota

Microsoft paralajmëron për pasoja katastrofike nga qasja e Anthropic ndaj inteligjencës artificiale

16 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve

17 Shtator, 2026

Hashim Thaçi reagon pas dënimit në Hagë: Do e apeloj vendimin

17 Shtator, 2026

Kanadaja sfidon Trump: Ne vendosim vetë me kë bëjmë marrëveshje

17 Shtator, 2026

Eurovision 2027, Irlanda do ta bojkotojë sërish, shkak Izraeli

17 Shtator, 2026

Daja e deputetes së PS e dhunoi dhe i plagosi të atin, 34-vjeçarja sqaron foton e publikuar nga Zegjine Çaushi: Ja si qëndron e vërteta

17 Shtator, 2026

Shqipëria dënon aktgjykimin e Hagës, Kuvendi me deklaratë: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirimin

17 Shtator, 2026

Alarmoi policinë për bombë në shkollën “Emin Duraku”/ Mandi Jatagani kërcënon: Do ta bëj sërish nëse…

17 Shtator, 2026

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e Tiranës, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

17 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.