• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 27 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sot Kuvend/ Pritet miratimi i amnistisë penale, 4 interpelanca në rendin e ditës

18 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot neë 18 qershor seancën e radhës plenare, ku një nga çështjet kryesore në rendin e ditës do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të informojë deputetët mbi rezultatet e Konferencës së Tetë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, e mbajtur në Bruksel, e cila shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në negociatat për anëtarësim.

Seanca parashikon gjithashtu zhvillimin e katër interpelancave me anëtarë të qeverisë. Dy prej tyre i drejtohen ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, për problematikat që lidhen me shërbimet dhe infrastrukturën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si edhe për vështirësitë e raportuara nga qytetarët në kryerjen e analizave laboratorike pas datës 20 të çdo muaji.

Lexo edhe:

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar sqarime nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu lidhur me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Në të njëjtën kohë, deputetja e opozitës Ina Zhupa do të kërkojë llogari nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, për masat e ndërmarra në funksion të sezonit veror dhe menaxhimit të fluksit turistik.

Një tjetër pikë me interes pritet të jetë diskutimi për amnistinë penale. Drafti që do të shqyrtohet në Kuvend mund të përfshijë ndryshime në afatin kufizues të vendimeve të formës së prerë, çka pritet të ndikojë drejtpërdrejt në numrin e personave që do të përfitojnë nga kjo nismë.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu tre projektligje që lidhen me Kodin Rrugor. Njëri prej tyre synon adresimin e problematikave të transportit rrugor, përfshirë tejkalimin e peshave të lejuara, mungesën e kontrolleve dhe mospërputhjet ligjore. Dy projektligje të tjera, të propozuara nga opozita, fokusohen te rregullimi i përdorimit të automjeteve elektrike, motomjeteve dhe monopatinave, me theks të veçantë te regjistrimi dhe përdorimi i tyre nga të miturit.

Në axhendën e seancës janë përfshirë edhe projektligje që prekin sektorin e energjisë elektrike, transportin e mallrave dhe sigurimet shoqërore. Krahas tyre, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të votojë shtatë projektvendime të tjera që lidhen me çështje të ndryshme institucionale.

Nga Kategoria

Kryesore

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mbappé shkëlqen me tripletë, Real Madridi i Mourinhos mposht Real Sociedad

26 Gusht, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon Berisha: A ishte dorëzim me kushte apo kurth i Ballukut?

26 Gusht, 2026

Rikthehet Arben Ahmetaj, intervistë për Çimin: Do nxjerrim audio-përgjime

26 Gusht, 2026

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, diskutohen emra për President

26 Gusht, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Kurti e Abdixhiku takohen në përpjekje për një marrëveshje për presidentin

26 Gusht, 2026

U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me makinë bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim

26 Gusht, 2026

Arrestohet Ergys Agasi, i shumëkërkuari i SPAK

26 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.