• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 13 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, Albin Kurti politikani më i votuar, VV forcë e parë

17 Qershor, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfshirë edhe fletët e votimit të ardhura nga diaspora.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili sqaroi se tashmë janë përmbyllur të gjitha fazat e numërimit, duke përfshirë votat e hedhura në përfaqësitë diplomatike, votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

“Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit është bërë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në 2,498 vendvotime të rregullta dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga këto vendvotime”, tha Elezi.

Lexo edhe:

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

Kurti për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së

Sipas tij, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat e hedhura në 47 vendvotime të 30 përfaqësive diplomatike të Kosovës, ku kanë votuar rreth 23 mijë shtetas, si dhe rreth 83 mijë fletëvotime të ardhura me postë.

Gjithashtu janë numëruar rreth 8,700 vota me kusht dhe rreth 1,840 fletëvotime të personave me nevoja të veçanta.

Referuar rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit renditet forcë e parë me 47.13 për qind të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës siguron 18 mandate.

Albin Kurti rezulton edhe politikani më i votuar në vend, me 324.331 vota preferenciale. Pas tij renditet Vjosa Osmani me 92.234 vota, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë 8,342 vota më pak se Osmani.

Megjithëse Vetëvendosja ka dalë sërish partia më e madhe në vend, rezultati nuk i siguron asaj shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për të formuar e vetme qeverinë, duke e bërë të domosdoshme gjetjen e partnerëve për krijimin e ekzekutivit të ri.

Kosova shkoi në zgjedhje më 7 qershor pas krizës politike që u krijua rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Mosmarrëveshjet mes forcave politike çuan në shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Tashmë vëmendja pritet të zhvendoset te negociatat për krijimin e shumicës së re parlamentare dhe formimin e qeverisë së ardhshme.

Nga Kategoria

Kosova

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

13 Shtator, 2026
Kosova

Kurti për procesin në Hagë: Asnjë gjykatë nuk e njollos luftën e UÇK-së

13 Shtator, 2026
Kosova

Konstituohet Kuvendi i Kosovës – PDK bojkoton seancën, votohet një kandidate e Listës Serbe si nënkryetare

13 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Paradoksi! Shumë degë pa studentë, Rama: Do hapim 4 universitete të reja

13 Shtator, 2026

Alarm në Lituani, NATO ngre avion luftarak pas dyshimit për dron, por ishin zogj

13 Shtator, 2026

Kanadaja kërkon afrim me BE-në, Carney shqyrton statusin e “anëtarit të asociuar”

13 Shtator, 2026

350 kg kokainë me anije nga Brazili, goditet rrjeti i drogës në Turqi, 9 të arrestuar

13 Shtator, 2026

Trump i bën thirrje Zelenskyt: Ndaloni sulmet ndaj infrastrukturës ruse të naftës, po dëmtojnë botën

13 Shtator, 2026

Protesta e qytetarëve në Tiranë hyn në ditën e 106, njerzit vijojnë të jenë në shesh

13 Shtator, 2026

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

13 Shtator, 2026

Alarm për naftën globale, Arabia Saudite mund të mbetet pa rezerva eksporti brenda pak ditësh

13 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.