Sërish probleme në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas. Si pasojë e motit të keq, me rrebeshe shiu, ka pasur shembje masive dheu, që kanë përfunduar në rrugë.
Bëhet fjalë për masive dheu ku po punohet për Korridorin e VIII.
Kujtojmë se pak kohë më parë në vendin e quajtur te “Kthesa e Dragostunjës” pësoi shembje masive, duke bllokuar për disa ditë dhe paralizuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.











