Përfaqësuesit e Kylian Mbappé kanë reaguar pas kritikave të fundit ndaj sulmuesit të Real Madrid, i cili është akuzuar për mungesë profesionalizmi gjatë periudhës së rikuperimit nga dëmtimi.
Sipas Fabrizio Romano, njerëz pranë lojtarit theksojnë se shumë prej akuzave janë të pabazuara dhe nuk pasqyrojnë realitetin e gjendjes së tij fizike.
Në deklaratën e publikuar përmes AFP, kampi i Mbappé sqaron se periudha e rikuperimit po ndiqet dhe mbikëqyret nga vetë klubi.
“Kritikat janë ndërtuar mbi një interpretim të tepruar të elementeve që lidhen me periudhën e rikuperimit, e cila mbikëqyret rreptësisht nga klubi”, thuhet në reagim.
Përfaqësuesit e francezit nënvizojnë gjithashtu profesionalizmin e lojtarit, duke theksuar se komentet negative nuk reflektojnë përkushtimin dhe punën e përditshme të tij për skuadrën.











