• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 12 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Luis Enrique ngre shqetësimin para sfidës me Bayern: Motivimi është i vështirë

3 Maj, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i PSG, Luis Enrique, ka folur hapur për mungesën e motivimit te skuadra e tij, pas barazimit 2-2 ndaj Lorient në Ligue 1, pak ditë para përballjes së madhe me Bayern Munich në Champions League.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas ndeshjes, tekniku spanjoll pranoi se nuk është e lehtë për lojtarët të rikthehen menjëherë te kampionati pas një sfide kaq të rëndësishme europiane.

“Është e vështirë të kthehesh te kampionati pas një ndeshjeje kaq të rëndësishme dhe me një atmosferë fantastike. Nga ana motivuese, është një sfidë. Ky rezultat është zhgënjyes, sepse na duheshin vërtet tre pikët”, u shpreh Luis Enrique në konferencën për shtyp.

Lexo edhe:

Kvaratskhelia synon Topin e Artë, Vitinha e mbështet: “Do të ishte normale ta fitonte një lojtar i PSG-së”

Frattesi drejt Lazios, marrëveshja me Interin është arritur

PSG nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Lorient, skuadër që renditet në vendin e nëntë në Ligue 1. Luis Enrique vendosi të pushojë disa nga titullarët kryesorë, duke lënë jashtë Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia dhe Marquinhos, ndërsa Warren Zaire-Emery u aktivizua nga stoli.

“Ne hodhëm në fushë vetëm dy lojtarë që kishin luajtur titullarë të martën në mbrëmje. U përpoqëm ta kontrollonim lojën ashtu siç dëshironim. Donim të fitonim, por e humbëm atë mundësi”, tha trajneri i PSG.

Për parisienët shënuan Ibrahim Mbaye në minutën e 6-të dhe Zaire-Emery në minutën e 62-të, ndërsa për Lorient realizuan Pablo Pagis dhe Aiyegun Tosin.

Me këtë rezultat, PSG humbi mundësinë për ta siguruar titullin kampion tre javë para fundit. Megjithatë, skuadra e Luis Enrique vazhdon të ketë një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Lens, që gjithashtu barazoi 1-1 me Nice.

Pavarësisht barazimit, Luis Enrique nuk deshi të kritikojë lojtarët e tij. Sipas tij, skuadra bëri detyrën në aspektin e përkushtimit, por u ndëshkua nga dy raste të kundërshtarit.

“Të paktën për sa i përket përpjekjes, e bëmë mirë punën tonë. Ata shënuan dy gola nga dy sulme”, deklaroi spanjolli.

Tani vëmendja e PSG kalon e gjitha te Champions League. Kampionët francezë do të udhëtojnë në “Allianz Arena” për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Bayern Munich, ku mbërrijnë me avantazhin 5-4 nga takimi i parë.

Megjithatë, PSG do të ketë një mungesë të rëndësishme, pasi Achraf Hakimi nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, pas dëmtimit në kofshë të pësuar në ndeshjen e parë.

Tags: Achraf Hakimibayern munichChampions leaguefutbollKhvicha KvaratskheliaLigue 1Lorientluis enriqueOusmane DembéléPsg

Nga Kategoria

Sporti

Kvaratskhelia synon Topin e Artë, Vitinha e mbështet: “Do të ishte normale ta fitonte një lojtar i PSG-së”

12 Gusht, 2026
Sporti

Frattesi drejt Lazios, marrëveshja me Interin është arritur

12 Gusht, 2026
Sporti

Në Argjentinë janë të bindur për Julián Álvarez: “Do të largohet nga Atlético këtë verë”

12 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spektakolare! një pjesë e Europës sheh eklipsi e plotë diellor

12 Gusht, 2026

Sulm kibernetik në Poloni, ekspozohen të dhënat e rreth 19 milionë qytetarëve

12 Gusht, 2026

Vera përvëluese mund t’i kushtojë ekonomive të BE 180 miliardë euro

12 Gusht, 2026

Shpresë në Kolumbi, gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat 36 orë pas tërmetit

12 Gusht, 2026

Zjarr në Mirditë, flakët përfshijnë masivin me pisha dhe lisa

12 Gusht, 2026

Zbardhen debatet mes Ramës dhe kryetarëve të bashkive, Adriatik Zotkaj u largua nga mbledhja

12 Gusht, 2026

Tjetër vatër zjarri në Tiranë, flakët përhapen edhe në Daias

12 Gusht, 2026

Kvaratskhelia synon Topin e Artë, Vitinha e mbështet: “Do të ishte normale ta fitonte një lojtar i PSG-së”

12 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.