• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 25 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Koridori VIII shembet pa u ndërtuar! Ekspertët: Punimet po bëhen pa asnjë cilësi

25 Prill, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët e infrastrukturës rrugore kanë ngritur alarmin se punimet në “Autostradën e Korridorit VIII” po bëhen pa cilësi dhe me projekte të dobëta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një burim në Autoritetin Rrugor Shqiptar tha se shembja në fshatin Dragostunjë, që bllokoi për disa ditë lëvizjen, është bërë pa studimin CBR.

Në ndërtimin e rrugëve, CBR (California Bearing Ratio) është një tregues teknik që përdoret për të vlerësuar fortësinë dhe aftësinë mbajtëse të tokës ku do të ndërtohet rruga.

Lexo edhe:

Goditet një tjetër rast i mashtrimit me bursa fiktive, dy të arrestuar në Tiranë!

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, Gresa Sekiraqa prek me rrëfimin për të atin: Ja kam larë kokën me lot

Para se të nisë ndërtimi, inxhinierët duhet të kuptojnë nëse toka ekzistuese është e mjaftueshme për të mbajtur strukturën e rrugës.

Për këtë arsye kryhet testi CBR, i cili mat rezistencën e tokës ndaj depërtimit dhe e shpreh rezultatin në përqindje.

Burimi në ARRSH tha se punimet në akset e Korridorit VIII janë bërë pa CBR dhe të gjitha rrugët e bëra vitet e fundit bëhen pa këtë vlerësim. Inxhinieri tha se CBR ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë dhe sigurinë e rrugës.

Duke qenë se tani Korridori do t’i shërbejë edhe NATO-s dhe ku kalojnë edhe mjetet e rënda të ushtrisë, aksi rrugor kërkon një vlerësim më të thellë.

Për këtë arsye, CBR konsiderohet një nga parametrat më të rëndësishëm gjeoteknikë, i cili nuk u krye në Korridorin VIII, tha inxhinieri.

Korridori po bëhet në kurriz të mjedisit

Projektet infrastrukturore në Korridorin VIII po përballen me një krizë të rëndë teknike dhe mjedisore.

Gërmimet agresive dhe të pakontrolluara në shtratin e Lumit Shkumbin kanë degraduar plotësisht bazamentin e shpateve, duke shkaktuar ndryshimin e rrjedhës natyrore të ujit dhe destabilizimin e së gjithë zonës përreth.

Burimi në ARRSH tha se ndërhyrjet me mjete të rënda në rrjedhën e lumit kanë dëmtuar ekosistemin dhe kanë zhveshur themelet e shpateve malore.

Lumi i devijuar nga mbetjet e gërmimeve, tani po gërryen pjesët e poshtme të rrugës së re dhe asaj ekzistuese.

Pa mbështetjen e bazamentit lumor, masivet e dheut kanë humbur ekuilibrin, tha eksperti.

Shembja e fundit në rrugën ekzistuese Elbasan – Librazhd në fshatin Dragostunjë është edhe pasojë gërmimit në lum.

Inxhinieri në ARRSH tha se jo vetëm ky aks, por i gjithë shpati mbi zonën që është gërmuar në lumë, tani është zonë e brishtë dhe priten shembje në vazhdim.

Ekspertët e fushës janë të shqetësuar se tentativa për të ndërtuar rrugën mbi shpatet e gërryera është jo vetëm e kushtueshme, por edhe e rrezikshme për jetën e udhëtarëve në të ardhmen.

Ata thanë se duhet anuluar projekti ekzistues, që bazohet në mbushje dhe gërmim shpatesh, tashmë të destabilizuar nga gërryerjet dhe duhet bërë riprojektimi nga e para i këtij segmenti duke përdorur viadukte që janë ura të larta.

Kjo metodë, sipas tyre, do të lejonte rrugën të kalonte këtë problematikë ku ndodhet, pa prekur më tej shtratin e lumit dhe pa rrezikuar shembjen e mëtejshme të malit.

“Nuk mund të luftohet me natyrën kur e kemi plagosur atë kaq rëndë. Çdo qindarkë e hedhur në muret pritëse aktuale është para e hedhur në lumë. Projekti duhet ndryshuar në mënyrë radikale”, tha burimi në ARRSH.

Ekspertët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme të institucioneve mjedisore dhe Ministrisë së Infrastrukturës për të ndalur këtë katastrofë përpara se dëmet të bëhen të pakthyeshme.

Gabimet e mëdha të aksit rrugor të Korridorit VIII

Korridori VIII është një histori e gjatë dhe së fundmi e ngatërruar me projekte dhe studime që më shumë duket sikur po e sabotojnë projektin.

Kur Korridori VIII u riklasifikua në Rrjetin kryesor Europian të Transportit tre vite më parë, qeveria shqiptare bëri një rifreskim projektit, duke zhvendosur në një trase krejt të re segmentin e fundit në territorin shqiptar, nga ura e Bushtricës në Qukës për të dalë afërsisht pranë grykës së quajtur “Shkalla e Skënderbeut” në kufi me Maqedoninë e Veriut, me gjatësi 10 kilometra.

Gjurma e re kalon në një lartësi gati 900 metra në malet e Mënikut drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut duke e bërë shumë të vështirë mirëmbajtjen pas përfundimit të tij, teksa variantet e tjera kalojnë në një lartësi rreth 600 metër.

Profesor Faruk Kaba tha se traseja e re, përveçse me kosto të lartë, e zgjat në mënyrë të panevojshme Korridorin.

Varianti për të cilin është rënë dakord me palën maqedonase, pasi kalon nëpërmjet një terreni të vështirë nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut bën një kthesë mjaft të gjatë për t’u kthyer sërish në Qafë-Thanë.

Gjithashtu kjo shmangie anashkalon linjën hekurudhore që duhet të shoqërojë trasenë e rrugës.

Profesor Kaba tha se është bërë një gabim i madh në projektin e bypass-it të Elbasanit, i cili kishte plot variante pa tunel dhe me kosto të lira, por qeveria ka gjetur një zgjidhje absurde me një tunel dy kilometra, që rrit kostot jo vetëm gjatë ndërtimit, por edhe në mirëmbajtje.

Gjithashtu ka një koncept të gabuar në akset që duhet të përfundojnë të parat.

Ndërtimi i segmenteve pas Elbasanit, pa ndërtuar më parë bypass-et e Tiranës dhe Elbasanit nuk kanë asnjë vlerë.

Profesor Kaba është mjaft i shqetësuar për atë që po ndodh realisht në investimet rrugore./Monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

Goditet një tjetër rast i mashtrimit me bursa fiktive, dy të arrestuar në Tiranë!

25 Prill, 2026
Lajme

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, Gresa Sekiraqa prek me rrëfimin për të atin: Ja kam larë kokën me lot

25 Prill, 2026
Aktualitet

Erion Braçes i soset durimi me Bashkinë e Tiranës: Këtu problemet nuk kanë fund, rrugët gropa-gropa, ujësjellësi me defekt, të gjithë janë në hesap të vetë!

25 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Koridori VIII shembet pa u ndërtuar! Ekspertët: Punimet po bëhen pa asnjë cilësi

25 Prill, 2026

Goditet një tjetër rast i mashtrimit me bursa fiktive, dy të arrestuar në Tiranë!

25 Prill, 2026

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, Gresa Sekiraqa prek me rrëfimin për të atin: Ja kam larë kokën me lot

25 Prill, 2026

Erion Braçes i soset durimi me Bashkinë e Tiranës: Këtu problemet nuk kanë fund, rrugët gropa-gropa, ujësjellësi me defekt, të gjithë janë në hesap të vetë!

25 Prill, 2026

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘zbarkojnë’ në Vlorë!

25 Prill, 2026

Sørloth dhe Goretzka i thonë “po” Milanit, kuqezinjtë përgatisin transferimet e verës

25 Prill, 2026

Arbeloa nuk ishte zgjidhja, Real Madridi në krizë të thellë

25 Prill, 2026

Alarm në Madrid, Mbappé rrezikon Kupën e Botës pas dëmtimit

25 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.