• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 3 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

BE miraton zyrtarisht kredinë 90 miliardë euro për Ukrainën

23 Prill, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar unanimisht një kredi prej 90 miliardë eurosh (rreth 105 miliardë dollarë) për Ukrainën, e shkatërruar nga lufta, si dhe sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi Hungaria hoqi veton e saj, njoftoi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Ekonomia e luftës së Rusisë po përballet me një presion në rritje, ndërsa Ukraina po merr një mbështetje të madhe”, tha Kallas në platformën X.

“Ne do t’i ofrojmë Ukrainës gjithçka që i nevojitet për të mbajtur pozicionet e saj, derisa presidenti rus Vladimir Putin të kuptojë se lufta e tij nuk të çon askund”, shtoi ajo.

Lexo edhe:

Stuhi të forta godasin Toronton, dëme të mëdha në infrastrukturë

Letonia ngre alarmin: Rusia po shton sulmet hibride ndaj Europës

Ky vendim zyrtarizon një marrëveshje të arritur më herët mes vendeve të BE-së, për të zgjidhur një mosmarrëveshje disamujore mes Kievit dhe Budapestit, lidhur me ndërprerjen e furnizimeve me naftë ruse përmes gazsjellësit “Druzhba”, i cili kalon përmes Ukrainës drejt Hungarisë dhe Sllovakisë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán akuzoi Ukrainën se po pengonte rifillimin e furnizimeve me naftë ruse, për arsye politike – përpara zgjedhjeve parlamentare në Hungari, të cilat ai i humbi me diferencë të theksuar.

Kievi i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se tubacioni kishte pësuar dëmtime, si pasojë e sulmeve ajrore ruse në janar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi këtë javë se tubacioni ishte riparuar.

Ndërkohë, Sllovakia konfirmoi sot se nafta ruse po transportohej sërish në territorin e saj.

Financimi synon të mbulojë nevojat më urgjente ekonomike dhe ushtarake të Ukrainës dhe të mundësojë vazhdimin e mbrojtjes së saj kundër Rusisë.

Komisioni Evropian planifikon të shpërndajë këstin e parë prej 45 miliardë eurosh deri në fund të qershorit, ndërsa 45 miliardë euro të tjera pritet të jepen vitin e ardhshëm.

Nga fondi prej 90 miliardë euro, një e treta është e destinuar për mbështetje buxhetore, ndërsa dy të tretat (rreth 60 miliardë euro) do të përdoren për shpenzime të lidhura me mbrojtjen.

Gjithashtu, BE-ja miratoi edhe paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila synon të kufizojë më tej të ardhurat e Moskës nga eksportet e energjisë dhe të shtojë kufizimet ndaj industrisë së armatimit.

Nga Kategoria

Bota

Stuhi të forta godasin Toronton, dëme të mëdha në infrastrukturë

3 Shtator, 2026
Bota

Letonia ngre alarmin: Rusia po shton sulmet hibride ndaj Europës

3 Shtator, 2026
Bota

Përplasje në majën e Pentagonit, Driscoll jep dorëheqjen: Hegseth po i shkakton dëm brezash Ushtrisë

2 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Biznesmeni u rrokullis në Peshkëpi, A8-ta e Luan Muçës po digjej në Kaninë, një “Range” u ndalua në Fier, ish-polici mori armën e Vasilit dhe i përzuri me plumba (KRONOLOGJIA)

3 Shtator, 2026

Qeveria çaktivizoi qindra llogari të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të këtë gjë

3 Shtator, 2026

Stuhi të forta godasin Toronton, dëme të mëdha në infrastrukturë

3 Shtator, 2026

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

3 Shtator, 2026

Presidenca e Kosovës: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

3 Shtator, 2026

Plagosje me armë zjarri në Korçë, në kërkim autori

3 Shtator, 2026

Letonia ngre alarmin: Rusia po shton sulmet hibride ndaj Europës

3 Shtator, 2026

Sherri te hotel “Regina” në Vlorë/ Policia: Pronari na njoftoi se po konfliktohej me disa persona të armatosur

3 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.