• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Real Madridi mposht Alavésin 2-1, rikthehen te goli Mbappé dhe Vinicius

22 Prill, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi mori tri pikë të rëndësishme në javën e 33-të të La Liga-s, duke mposhtur Alavésin me rezultatin 2-1 në Santiago Bernabéu. Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior rikthyen nuhatjen për gol, ndërsa skuadra madrilene administroi ndeshjen deri në minutat e fundit, kur miqtë ngushtuan diferencën me Toni Martínez.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndeshja nisi me hezitim për vendasit, aq sa Alavési krijoi rastin e parë që në minutën e dytë. Ángel Pérez depërtoi në zonë dhe pasoi për Boyé, i cili nuk arriti të finalizonte siç duhet përballë Lunin. Më pas, tifozët e Bernabéut shfaqën pakënaqësinë e tyre pas një gabimi në mbrojtje.

Shqetësimi më i madh për Realin erdhi me dëmtimin e Éder Militaos. Braziliani u detyrua të linte fushën pasi ndjeu një problem fizik në momentin e një goditjeje që përfundoi në traversë. Në vend të tij u aktivizua Rüdiger, ndërsa sinjalet e para flasin për një shqetësim muskulor.

Lexo edhe:

Ancelotti qetëson klubet pas polemikave me Raphinhan: “Prioritet është shëndeti i lojtarëve”

Bruno Fernandes refuzon sërish rinovimin me United, e ardhmja e kapitenit mbetet pezull

Goli i avantazhit për Real Madridin erdhi pas gjysmë ore lojë. Mbappé mori topin pranë zonës dhe lëshoi një goditje të fortë me të djathtën, e cila u devijua nga një mbrojtës i Alavésit dhe mori një trajektore të çuditshme që befasoi Siveran. Pas këtij momenti, madrilenët morën kontrollin e ndeshjes, edhe pse Alavési pati dy raste të mira për të barazuar para pushimit.

Në pjesën e dytë, skuadra madrilene hyri më agresive dhe gjeti shpejt golin e dytë. Fillimisht provoi Tchouaméni me kokë pas një goditjeje këndi, por portieri kundërshtar reagoi mirë. Pak më vonë, Vinicius nuk fali, duke realizuar një supergol nga jashtë zone. Pas realizimit, braziliani nuk festoi, por kërkoi falje para tifozëve të Bernabéut.

Me rezultatin 2-0, Reali uli ritmin dhe bëri disa zëvendësime, ndërsa tifozët reaguan me duartrokitje për Arda Güler dhe me vërshëllima për Camavinga. Në fund, Alavési tentoi të rikthehej në lojë, madje kërkoi edhe një penallti pas një dueli mes Rüdiger dhe Aleñá, por arbitri vijoi lojën.

Në minutat shtesë, Toni Martínez shënoi një gol shumë të bukur me thembër për 2-1, por koha nuk mjaftoi që Alavési të shmangte humbjen. Kjo disfatë e lë skuadrën e Quique Sánchez Flores vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Tags: la ligaMbappéReal madridVinicius

Nga Kategoria

Sporti

Ancelotti qetëson klubet pas polemikave me Raphinhan: “Prioritet është shëndeti i lojtarëve”

13 Nëntor, 2026
Sporti

Bruno Fernandes refuzon sërish rinovimin me United, e ardhmja e kapitenit mbetet pezull

13 Nëntor, 2026
Sporti

Zyrtare: Pochettino merr drejtimin e Manchester United, nis misionin për ringritjen e “Djajve”

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

ChatGPT e këshilloi të mos paguante qiranë, 60-vjeçari përfundon duke fjetur në makinë me dy qentë e tij

13 Nëntor, 2026

Ancelotti qetëson klubet pas polemikave me Raphinhan: “Prioritet është shëndeti i lojtarëve”

13 Nëntor, 2026

VIDEO/ Taulant Balla bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve!

13 Nëntor, 2026

Bruno Fernandes refuzon sërish rinovimin me United, e ardhmja e kapitenit mbetet pezull

13 Nëntor, 2026

Zyrtare: Pochettino merr drejtimin e Manchester United, nis misionin për ringritjen e “Djajve”

13 Nëntor, 2026

U përplas me 6 policë, gjykata e Apelit liron Klevin Metajn nga arresti shtëpiak

13 Nëntor, 2026

Tronditëse në Austri/ Shqiptari vret gruan, besonte se ishte…shtrigë! (Detaje)

13 Nëntor, 2026

Defekti i Microsoft prek edhe Shqipërinë/ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Mos ndani të dhëna personale

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.