• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Ekonomia shqiptare ngadalësohet, Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2026

8 Prill, 2026
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore ka rishikuar lehtë në ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar atë në 3.4% për vitin 2026, nga 3.5% që parashikonte më herët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ulja është vetëm 0.1 pikë përqindje, por sinjalizon një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë shqiptare në një mjedis më të vështirë rajonal dhe ndërkombëtar. Për Shqipërinë, kjo do të ishte norma më e ulët e rritjes në pesë vitet e fundit.

Sipas projeksioneve të mëparshme të vetë Bankës Botërore, ekonomia u rrit me 4.8% në 2022, me 4% në 2023, me 4% në 2024 dhe vlerësohet të jetë rritur me 3.9% në 2025, ndërsa tani parashikimi për 2026 është ulur në 3.4%.

Lexo edhe:

Shqipëri: 50 mijë fermerë mbeten pa mbështetjen me naftë në kulmin e krizës

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Banka Botërore, në raportin e fundit të prillit 2026, të titulluar “Politikat industriale” pret që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mesatarisht një rritje prej 3.1% në 2026 dhe 2027, të mbështetur nga eksportet më të forta dhe investimet publike, përfshirë projektet infrastrukturore të financuara nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, kjo nuk mjafton për të shmangur ngadalësimin e konsumit, teksa rritja e pagave pritet të zbutet, investimet të dobësohen nga ftohja e bumit të ndërtimit të lidhur me turizmin dhe hyrjet e investimeve të huaja direkte të jenë më të vakëta.

Kosova kryeson në pritshmëritë për rritjen ekonomike në 2026, me 3.7%, e ndjekur nga Shqipëria. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të rriten me 2.9% secila, Serbia me 2.7% dhe e fundit është Bosnjë Hercegovina me 2.5%.

Një tjetër rrezik vjen nga inflacioni. Goditja në çmimet e energjisë, e lidhur me luftën Iran, pritet të ushqejë inflacionin në rajon, duke goditur më shumë shtresat me të ardhura të ulëta, duke frenuar rritjen reale të pagave dhe duke ngadalësuar ritmin e uljes së varfërisë.

Raporti jep tre mesazhe kryesore. Së pari, Ballkani Perëndimor pritet të vazhdojë të rritet, por me ritme të moderuara, larg një përshpejtimi të fortë ekonomik. Së dyti, mbështetja kryesore do të vijë nga eksportet e shërbimeve, veçanërisht turizmi dhe teknologjia e informacionit, si edhe nga investimet publike, ndërsa konsumi pritet të ftohet për shkak të rritjes më të ngadaltë të pagave, zbehjes së bumit të ndërtimit të lidhur me turizmin dhe hyrjeve më të dobëta të investimeve të huaja direkte.

Së treti, rritja e çmimeve të energjisë, e lidhur me luftën me Iranin, shihet si rrezik i drejtpërdrejtë për inflacionin, veçanërisht për familjet me të ardhura më të ulëta, sepse ul rritjen reale të pagave dhe ngadalëson uljen e varfërisë.

Raporti thekson gjithashtu se vendet e rajonit, të gjitha me synim anëtarësimin në Bashkimin Europian, duhet të përdorin më mirë politikat industriale dhe tranzicionin e gjelbër për të forcuar sigurinë energjetike dhe për ta afruar ekonominë me standardet e tregut Europian të energjisë. Ky është një sinjal se rritja e ardhshme nuk mund të mbështetet pafundësisht te konsumi, ndërtimi apo turizmi, por kërkon një bazë më të gjerë prodhuese dhe më shumë diversifikim ekonomik.

Sipas raportit, qëndrueshmëria e vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore po vihet sërish në provë nga kriza në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të importeve të energjisë.

Rritja ekonomike në rajon pritet të ngadalësohet mesatarisht në 2.2% në vitet 2026-2027, nga 2.6% që ishte në vitin 2025. Në Federatën Ruse, ritmet e zgjerimit ekonomik pritet të zbuten për shkak të mbështetjes më të kufizuar fiskale dhe kufizimeve strukturore. Ndërsa në Turqi, rritja ekonomike pritet të bjerë në 2.8% këtë vit, si pasojë e çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve, përpara se të përshpejtohet sërish në 3.7% në vitin 2027.

Rreziqet për perspektivën mbeten të konsiderueshme. Një konflikt më i zgjatur dhe më intensiv në Lindjen e Mesme mund të godasë rëndë furnizimin global të energjisë, duke çuar më lart çmimet e naftës, gazit natyror dhe plehrave kimike, si dhe duke sjellë rritje ekonomike më të dobët dhe inflacion më të lartë. Po ashtu, rritja në Eurozonë mund të dobësohet, veçanërisht nëse tensionet në tregtinë globale përshkallëzohen. /Monitor/

Nga Kategoria

Aktualitet

Shqipëri: 50 mijë fermerë mbeten pa mbështetjen me naftë në kulmin e krizës

6 Prill, 2026
Aktualitet

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

6 Prill, 2026
Aktualitet

Domatja, mall luksi/ Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë

5 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ekonomia shqiptare ngadalësohet, Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2026

8 Prill, 2026

Carreras hap rrugën për rikthimin e Mendy

8 Prill, 2026

Pse skuadrat e La Liga-s do të luajnë me fanella retro këtë fundjavë

8 Prill, 2026

Lojtari kyç i Barcelonës pëson çarje në kokë, a do të luajë kundër Atleticos?

8 Prill, 2026

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Ilir Metën

8 Prill, 2026

Netflix ka rritur çmimin në mënyrë të paligjshme. Abonentët mund të kërkojnë rimbursim deri në 500 euro

8 Prill, 2026

DEKLARATA e befasishme e Sali Berishës: Nesër Erion Veliaj del nga burgu!

8 Prill, 2026

Braçe për çmimin e naftës: Qeveria asnjë masë për të nxitur kursimin, u mjaftua me Bordin dhe uljen e akcizës

8 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.