Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe, pranë daljes për Paskuqan, ku janë përplasur dy automjete.
Ende nuk ka informacione për persona të lënduar. Trafiku në këtë zonë është bllokuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të menaxhuar situatën dhe për të larguar automjetet e përfshira.











