• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gati për t’u hedhur në treg, bllokohen 7.5 kuintal mish te KMY

17 Mars, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka evidentuar shkelje serioze të sigurisë ushqimore gjatë kontrolleve të fundit në Tiranë, duke ndërhyrë në dy subjekte të përpunimit të qumështit dhe mishit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë inspektimit në subjektin “Bonum” (baxho), u konstatuan kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, përfshirë prani myku, ndryshku dhe lagështie në ambientet e përpunimit. Si rezultat, AKU bllokoi aktivitetin dhe sekuestroi 328.7 kg djathë të bardhë dhie.

Ndaj subjektit u vendos edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh.

Lexo edhe:

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

Kontrolle u ushtruan edhe në subjektin “KMY”, ku u evidentuan shkelje në procesin e përpunimit të mishit, konkretisht në mënyrën e shkrirjes së produkteve në një ambient ndihmës jashtë standardeve.

Për këtë arsye, u bllokuan 588 kg fileto pule “Super Frango” dhe 150 kg gjoks pule “Pechungon”.

Produktet janë marrë në analizë mikrobiologjike dhe do të qëndrojnë të bllokuara deri në daljen e rezultateve. Edhe ndaj këtij subjekti u vendos gjobë në vlerën 300 mijë lekë.

AKU thekson se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë, bazuar në planin mujor të kontrolleve me bazë risku në stabilimente me rrezikshmëri të lartë, kanë ushtruar kontrolle në subjektet me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe “Përpunim mishi”.

Në subjektin “Bonum”, përveç kushteve të papërshtatshme higjieno-sanitare, u konstatuan edhe prani myku, ndryshku dhe lagështie në ambientin e përpunimit. Për këto shkelje u mor masa e menjëhershme e bllokimit të aktivitetit dhe bllokimi i produktit të pasigurt, konkretisht 328.7 kg djathë i bardhë dhie.

Ndërsa në subjektin “KMY”, u identifikua një ambient ndihmës me kushte jashtë standardeve, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike.

Për këtë arsye u bllokuan sasitë prej 588 kg fileto pule “Super Frango” dhe 150 kg gjoks pule “Pechungon”.

Nga produktet janë marrë mostra për analizë mikrobiologjike dhe do të qëndrojnë të bllokuara deri në përfundim të verifikimeve laboratorike.

AKU garanton se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo rast të cenimit të sigurisë ushqimore përmes kanaleve zyrtare.

NJOFTIMI I AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë, bazuar në planin mujor të kontrolleve me bazë risku në stabilimente me rrezikshmëri të lartë, kanë ushtruar kontrolle zyrtare në dy subjekte me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe “Përpunim mishi”.

Gjatë kontrollit zyrtar në subjektin “Bonum” (Baxho), trupa inspektuese konstatoi kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, si dhe prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit. Për këto shkelje, u mor masa e menjëhershme e bllokimit të aktivitetit si dhe bllokimi i produktit të pasigurt: ​328.7 (triqind e njëzet e tetë pikë shtatë) kg djathë i bardhë dhie.

​Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore mbi kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës së ushqimeve. ​

Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin “KMY” (Përpunim mishi), u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. Për këtë arsye, u vendos masa e bllokimit për ambientin ndihmës si dhe bllokimi i sasive të produkteve:

​588 (pesëqind e tetëdhjetë e tetë) kg fileto pule “Super Frango”;

​150 (njëqind e pesëdhjetë) kg gjoks pule “Pechungon”.

​Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike. Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë. /Skyweb.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

24 Qershor, 2026
Aktualitet

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

24 Qershor, 2026
Aktualitet

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllanë me thikë

24 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Stuhia ‘paralizon’ qytetin e Korçës, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

24 Qershor, 2026

Po mblidhnin jonxhë në arë, si vrau vëllai të vëllanë në Kavajë

24 Qershor, 2026

E rëndë në Kavajë, vëllai vret vëllanë me thikë

24 Qershor, 2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

24 Qershor, 2026

OKB: Shkelje të rënda në Gaza, Izraeli i mohon akuzat për gjenocid

24 Qershor, 2026

Reagimi i Begajt për protestën: Jam i përkushtuar në mbrojtje të lirisë së qytetarëve

24 Qershor, 2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

24 Qershor, 2026

Begaj në 100 vjetorin e Prefekturës së Tiranës: Të shohim me përgjegjësi drejt së ardhmes

24 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.