• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Juve me “poker” ndaj Pisas, skuadra e Spallettit mbetet në ndjekje të zonës Champions

7 Mars, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi fitoi bindshëm 4-0 ndaj Pisas dhe vazhdon të mbetet në ndjekje të zonës Champions, ndërsa për skuadrën toskane mbijetesa në Serie A duket gjithnjë e më e vështirë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Fitorja e thellë e bardhezinjve erdhi pas një ndryshimi taktik dhe në qasje nga ana e trajnerit Luciano Spalletti në pushimin mes pjesëve, pasi pjesa e parë ishte e vakët dhe Juventus shpesh ra në “kurthin” e lojës së Pisas. Në pjesën e dytë, superioriteti i Juventusit u bë i dukshëm dhe u konkretizua me golat e Cambiaso, Thuram, Yildiz dhe Boga.

Edhe pse pa një sulmues të mirëfilltë në majë të repartit ofensiv, skuadra e Spallettit arriti të krijojë më shumë raste në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar sidomos shpejtësinë dhe përshpejtimet e Conceiçao në krah.

Lexo edhe:

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

Para ndeshjes pati edhe momente interesante në tribuna. Ish-sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, u prit me shumë duartrokitje nga tifozët bardhezi. Ndryshe ndodhi me Juan Cuadrado, i cili u aktivizua në pjesën e dytë për Pisan dhe u vërshëllye nga tifozët për shkak të periudhës së tij të fundit te Inter dhe Atalanta pas shumë viteve te Juventusi.

Në formacionin e Juventusit, Spalletti konfirmoi portierin Perin për të tretën ndeshje radhazi dhe aktivizoi Gattin nga minuta e parë në mbrojtje. Nga ana tjetër, trajneri i Pisas, Hiljemark, bëri disa zgjedhje surprizë duke aktivizuar nga fillimi Durosinmi dhe Calabresi.

Rasti i parë i rrezikshëm për Juventusin erdhi nga Moreo, por portieri Perin ishte i vëmendshëm në goditjen me kokë. Më pas bardhezinjtë filluan të rrisin ritmin e lojës, me Thuram që iu afrua golit me një goditje të fortë nga distanca, ndërsa raste të tjera erdhën nga Conceiçao, Gatti dhe David.

Megjithatë, në pjesën e dytë Juventusi arriti të zhbllokojë dhe të dominojë plotësisht ndeshjen, duke siguruar një fitore të pastër 4-0 që e mban skuadrën në garë për vendet që çojnë në Champions League.

Tags: Champions leaguejuventusPisaseria A

Nga Kategoria

Sporti

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026
Sporti

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026
Sporti

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tragjedi në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista, 5 të vdekur dhe 5 të plagosur

7 Shtator, 2026

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

7 Shtator, 2026

I zunë pritë në derën e shtëpisë për ta vrarë, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë

7 Shtator, 2026

Aksident me vdekje në aksin Levan-Tepelenë

7 Shtator, 2026

Tërmet politik në Gjermani – AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Mertz me 18.5 % të votave

7 Shtator, 2026

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.