• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Qytetarët enden rrugëve, kryeministri “sfidon” shqiptarët, shkon në Korçë me helikopter. Rama dhe Balluku asnjë reagim për shembjen e akseve kryesore

23 Shkurt, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe këtë të hënë vijojnë rrëshqitjet e dheut në zonën “Arrat e Gurrës” në Librazhd, duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme të aksit Librazhd-Pogradec.
Ura në këtë aks ka degraduar më shumë, dhe është bërë përfundimisht e papërdorshme. Vetë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, tha dje se ura duhet të shembet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rrëshqitja e tokës ka dëmtuar edhe bypassin provizor që pritej të hapej ditën e sotme.

Ditën e djeshme Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka filluar me iniciativë të saj hetimet për dëmtimet që kanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec.

Lexo edhe:

Akuza të reja ndaj Princit Andrew: Udhëtime dhe masazhe financuar nga tashëpaguesit.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, prokurorët largohen nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

Hetimet nga prokuroria e Elbasanit kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”,
“Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”. Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor.

Kreu i ARRSH shpjegoi se për zgjidhjen përfundimtare të situatës priten të dhënat nga Shërbimi Gjeologjik dhe matjet e tyre në terren. Drejtori Kozeli hodhi poshtë dyshimet sipas të cilave dëmtimi mund të jetë e pasojë e gërrmimeve në shtratin e lumit nga një kompani inertesh. Ai tha se kompnia ka leje dhe doumentacion të rregullt.

Për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi rruga Librazhd-Pogradec ditën e shtunë 21 shkurt, Autoriteti Rrugor Shqiptar bllokoi tërësisht qarkullimin në këtë aks, jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët.
Prej 3 ditësh qarkullimi kryhej me vështirësi në një korsi, ndërsa dje u mbyll plotësisht pasi situata u përkeqësua, me zhvendosje të trupit të rrugës.
Prej më shumë se 48 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rrugë që kalohet me vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe që shton distancën me një orë.
Për drejtuesit e mjeteve, ARRSH thotë se duhet të përdorin rrugët Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, duhet të përdorin rrugët në Pikën doganore Qafë Thanë – Maqedoni dhe Pikë doganore të Bllatës – Rruga e Arbërit.

Edhe pse juglindja vijon prej tre ditësh të jetë e izoluar, nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ministrja e pezulluar e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe deputetët e mazhorancës nuk ka asnjë reagim.

Për më tepër, Rama ditën e sotme do të vizitojë Korçën me qëllim inspektimin e përfundimeve të punimeve në Polin e Dijes. Rrugët e bllokuara nuk e kanë penguar Ramën që të shkojë në Korçë, sepse ndryshe nga qytetarët e thjeshtë, ai ka zgjedhur që të shkojë me helikopter.

Nga Kategoria

Akuza të reja ndaj Princit Andrew: Udhëtime dhe masazhe financuar nga tashëpaguesit.
Lajme

Akuza të reja ndaj Princit Andrew: Udhëtime dhe masazhe financuar nga tashëpaguesit.

23 Shkurt, 2026
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, prokurorët largohen nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

23 Shkurt, 2026
Aktualitet

Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet në Shkodër 35-vjeçari

23 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Akuza të reja ndaj Princit Andrew: Udhëtime dhe masazhe financuar nga tashëpaguesit.

Akuza të reja ndaj Princit Andrew: Udhëtime dhe masazhe financuar nga tashëpaguesit.

23 Shkurt, 2026

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, prokurorët largohen nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

23 Shkurt, 2026

Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge, arrestohet në Shkodër 35-vjeçari

23 Shkurt, 2026
“Miratimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, publikohet raporti i PD në Këshillin e Mandateve të Kuvendit

“Miratimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut”, publikohet raporti i PD në Këshillin e Mandateve të Kuvendit

23 Shkurt, 2026

Pemët mund të prishen përfundimisht, 300 ‘ha’ tokë në Lushnje prej dy muajsh në ujë

23 Shkurt, 2026

Mourinho flet për polemikën e racizmit ndaj Viniciusit, Benfica gati për sfidën me Real Madridin

23 Shkurt, 2026
Këshilli i Mandateve zhvillon mbledhje të mbyllur për dy orë mbi imunitetin e Ballukut, diskutim për kërkesën e SPAK-ut.

LIVE: Debatet e tensionuara në Këshillin e Mandateve për Ballukun, SPAK njofton se ka prova të kërcënimeve ndaj dëshmitarëve

23 Shkurt, 2026

I kërkoi ryshfet qytetarit për të shmangur gjobën, GJKKO dënon ish-policin

23 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.