• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ish-udhëheqësi i Koresë së Jugut, Yoon dënohet me burgim të përjetshëm

19 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatë në Korenë e Jugut e ka dënuar ish-presidentin, Yoon Suk Yeol, me burgim të përjetshëm, pasi e gjeti fajtor për udhëheqjen e një kryengritjeje pasi ai shpalli gjendje lufte më 2024.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Yoon papritur shpalli gjendje lufte gjatë një adresimi televiziv dhjetorin e vitit 2024, duke thënë se masat drastike ishin të nevojshme për të çrrënjosur “forcat antishtetërore” në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut.

Konservatori i linjës së ashpër, Yoon, 65 vjeç, më vonë u ndoq penalisht, u arrestua dhe u akuzua për krime të ndryshme, përfshirë për kryengritje dhe pengim të drejtësisë.

Lexo edhe:

Shpërthen Vullkani Kanlaon në Filipine (VIDEO)

Vinicius-Prestianni: Real Madrid i paraqet provat UEFA-s

Gjykatësi kryesor, Ji Gwi-yeon, tha se Yoon dërgoi trupa në ndërtesën e Asamblesë në përpjekje për të heshtur kundërshtarët politikë të cilët kishin penguar përpjekjet e tij për të qeverisur.

“Gjykata gjen se qëllimi ishte që të paralizohej Asambleja për një periudhë të konsiderueshme”, tha Ji në Gjykatën e Qarkut Qendror të Seulit.

“Shpallja e gjendjes së luftës rezultoi me pasoja të mëdha sociale, dhe është e vështirë që të gjendet ndonjë tregues se i pandehuri ka shprehur keqardhje për këtë gjë”, tha gjykatësi.

“Ne e dënojmë Yoonin me burgim të përjetshëm”.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Kim Yong-hyun, u dënua me 30 vjet burgim për rolin e tij në këtë krizë.

Prokurorët kërkuan dënimin më të ashpër për akuzën për kryengritje ndaj Yoonit dhe në seancat dëgjimore në janar kërkuan që ai të dënohej me vdekje.

Koreja e Jugut ka një moratorium jozyrtar për dënimin kapital – të burgosurit e fundit ishin ekzekutuar më 1997 – prandaj një dënim me vdekje, efektivisht e lë Yoonin përjetë prapa grilave.

Mijëra mbështetës u mblodhën jashtë ndërtesës së gjykatës para vendimit, duke mbajtur slogane të tilla si “Yoon Madhështor Sërish” ose “Hidhni poshtë akuzat kundër presidentit Yoon”.

Turmat brohoritën kur vetura e burgut e transportoi ish-presidentin për në gjykatë.

Pranë gjykatës u dislokuan forca të sigurisë për të shtypur çdo trazirë.

Përveç këtij dënimi, Yoon veçse ishte dënuar me pesë vjet burgim për akuza të tjera, ndërkaq zyrtarë të tjerë të lartë u dënuan po ashtu me dënime të ashpra me burg.

Nga Kategoria

Bota

Shpërthen Vullkani Kanlaon në Filipine (VIDEO)

19 Shkurt, 2026
Vinicius-Prestianni: Real Madrid i paraqet provat UEFA-s
Aktualitet

Vinicius-Prestianni: Real Madrid i paraqet provat UEFA-s

19 Shkurt, 2026
Aktualitet

McAllister nuk gjeti kohë për ta takuar dje në Tiranë, ja si e justifikon Sali Berisha

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

"Procesi i integrimit nuk do të cenohet", Spiropali i përgjigjet Tabakut: Jorida shpreh shqetësime për pengesat, por qetësohuni, negociatat do të përfundojnë.

“Procesi i integrimit nuk do të cenohet”, Spiropali i përgjigjet Tabakut: Jorida shpreh shqetësime për pengesat, por qetësohuni, negociatat do të përfundojnë.

19 Shkurt, 2026

Shpërthen Vullkani Kanlaon në Filipine (VIDEO)

19 Shkurt, 2026
Vinicius-Prestianni: Real Madrid i paraqet provat UEFA-s

Vinicius-Prestianni: Real Madrid i paraqet provat UEFA-s

19 Shkurt, 2026

Man Utd dhe Chelsea interesohet për ‘lojtarin më të mirë’ nga Nottingham Forest, si reagon legjenda e kuqve që fitoi Kupën e Europës ndaj zërave për transferim.

19 Shkurt, 2026

FOTOLAJM/ Takimi i Bordit të Paqes, Rama dhe Demo në Uashington! Ministri: Krenar për Shqipërinë

19 Shkurt, 2026
Ngjarje e pazakontë në Vlorë, Orikum dhe lagunën e Nartës, si batica përmbyt kishën.

Ngjarje e pazakontë në Vlorë, Orikum dhe lagunën e Nartës, si batica përmbyt kishën.

19 Shkurt, 2026

Përmbytjet përfshijnë Francën, disa zona me “alarm të kuq”

19 Shkurt, 2026

McAllister nuk gjeti kohë për ta takuar dje në Tiranë, ja si e justifikon Sali Berisha

19 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.