• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Bardhi: Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit

8 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish të dielën në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar mbledhjen sa më parë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të saj dhe lejimin e arrestit nga SPAK por edhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për sulme të vazhdueshme ndaj drejtësisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë për shtyp, Bardhi  u shpreh se nga cilësimi i pezullimit si “budallallëk botëror” e deri te akuzat për “drejtësi të papjekur”, kryeministri është shndërruar, sipas tij, në një figurë që sheh armiq kudo dhe lufton beteja të pavërteta.

“Problemi nuk janë metaforat e Ramës, por frika e tij për shkak të punëve të zeza”, tha Bardhi, duke theksuar se kur një kryeministër del publikisht për të delegjitimuar një vendim gjykate, ai nuk po mbron vetëm një ministre, por po përpiqet të vendosë pushtetin e vet mbi ligjin.

Lexo edhe:

Opinion/ Preç Zogaj: “Reforma” e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska

Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani

Bardhi akuzoi Ramën e ka shpallur veten “garant të vetëm” të drejtësisë duke nënvizuar nga ana tjetër se një shtet ligjor drejtësia nuk garantohet nga një individ apo një parti politike, por nga Kushtetuta, ndarja e pushteteve dhe barazia para ligjit.

Në këtë kuadër, Bardhi kërkoi mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve ditën e hënë, në mënyrë që të shqyrtohet kërkesa e SPAK dhe Kuvendi t’i hapë rrugë arrestimit të Ballukut, duke paralajmëruar se çdo vonesë tjetër do të përbënte një akt të qartë pengimi ndaj drejtësisë.

“Të hënën Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit. Ligji nuk negociohet. Ai zbatohet”, përfundoi Bardhi.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit në Facebook

“Mbrojtja e pushtetit dhe korrupsionit nuk është shtet ligjor! Sa herë që drejtësia i afrohet pushtetit të tij të kriminalizuar dhe të korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundër drejtësisë. Nga pezullimi kushtetues si “budallallëk botëror” tek “shpikjet e drejtësisë së papjekur”, Belinda Balluku e ka shndërruar Edi Ramën në një Don Kishot që sheh kudo armiq dhe bën beteja me mullinjtë e erës. Por problemi nuk janë metaforat e Ramës. Problemi është frika e kryeministrit për shkak të punëve të tij të zeza. Sepse kur një Kryeministër del publikisht për të delegjitimuar një vendim gjykate, ai nuk po mbron vetëm një ministre. Po mbron pushtetin e vet për ta vendosur atë mbi ligjin. Dhe çdo fjali e Ramës tregon një gjë: ai nuk e pranon kufirin e ligjit, duke shpallur veten “garant të vetëm” të drejtësisë. Por në një shtet ligjor drejtësinë nuk e garanton as një njeri, as një parti. E garanton Kushtetuta. E garanton ndarja e pushteteve. E garanton barazia para ligjit. Edi Rama as sot, as kurrë nuk ka qenë garant i drejtësisë. Ai ka qenë, është dhe do të jetë pengesa e saj. Sepse drejtësia e pavarur nuk ka nevojë për tutorë politikë. Ka nevojë për heshtjen e pushtetit dhe forcën e ligjit. Drejtësia nuk është mulliri i askujt. Dhe Shqipëria nuk ka nevojë për një garant personal të ligjit. Ka nevojë për ligj që zbatohet njësoj për të gjithë. Të hënën duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve. Të hënën duhet të shqyrtohet kërkesa e SPAK. Të hënën Kuvendi duhet t’i hapë rrugë arrestimit. Çdo vonesë tjetër do të jetë një akt i qartë pengimi ndaj drejtësisë. Ligji nuk negociohet. Ai zbatohet” shkroi Bardhi në Facebook

Nga Kategoria

Opinion/ Preç Zogaj: "Reforma" e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska
Aktualitet

Opinion/ Preç Zogaj: “Reforma” e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska

8 Shkurt, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani
Aktualitet

Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani

8 Shkurt, 2026
Serbët mbajnë "peng" Kuvendin: Gjykata Kushtetuese e Kosovës thotë se nënkryetari duhet të jetë nga komuniteti serb.
Kryesore

Kosova, presidenti “në pritje”: Afati kushtetues po skadon, LVV nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

8 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksidenti i frikshëm i kampiones në Cortina, 41-vjeçarja përplaset dhe gara ndërpritet

8 Shkurt, 2026
Disponimi i ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Jemi gati të paguajmë.

Disponimi i ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Jemi gati të paguajmë.

8 Shkurt, 2026
Opinion/ Preç Zogaj: "Reforma" e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska

Opinion/ Preç Zogaj: “Reforma” e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska

8 Shkurt, 2026
Surprizë në DGA Awards: Leonardo DiCaprio i jep nderin Paul Thomas Andersonit

Surprizë në DGA Awards: Leonardo DiCaprio i jep nderin Paul Thomas Andersonit

8 Shkurt, 2026

Paralajmëron Izraeli: Do ta godasim Iranin nëse është e nevojshme edhe pa SHBA-në

8 Shkurt, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani

8 Shkurt, 2026

Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

8 Shkurt, 2026
Serbët mbajnë "peng" Kuvendin: Gjykata Kushtetuese e Kosovës thotë se nënkryetari duhet të jetë nga komuniteti serb.

Kosova, presidenti “në pritje”: Afati kushtetues po skadon, LVV nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

8 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In