• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Gjermania ka nevojë urgjente për politikë tjetër ekonomike

30 Dhjetor, 2024
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqatat e biznesit paralajmërojnë: çdo e treta kompani nuk ka ndërmend të investojë në Gjermani. Çmimi i energjisë, kostot e larta të punës, taksat, mungesa e punëtorëve… Probleme ka shumë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Tashmë ka filluar zhvendosja e impianteve jashtë Gjermanisë. Dhe kur kompanitë e mëdha largojnë fabrikat e tyre, kompanitë e vogla dhe furnitorët gjithashtu pësojnë dëmtime ose mbyllin dyert e tyre. Kjo është shpallja e falimentimit për hapësirën ekonomike të Gjermanisë”, përmbledh presidenti i Shoqatës së Tregtisë dhe Shërbimeve me Shumicë dhe të Jashtme Gjermane (BGA), Dirk Jandura në një deklaratë për agjencinë Reuters. Para së gjithash, sektorët industrialë kanë probleme të mëdha. Nuk shoh ndonjë të ardhme të qartë në Gjermani, nuk shoh se cili është koncepti për industrinë kimike, përpunimin e metaleve dhe inxhinierinë mekanike. Shpenzimet këtu janë thjesht shumë të larta,” beson Jandura.

Edhe presidentja e Shoqatës së Bizneseve Familjare, Marie-Christine Ostermann, është ngopur me këtë lloj politike ekonomike. “Nëse korniza ekonomikenuk ndryshohet menjëherë pas zgjedhjeve, edhe më shumë kompani do të shkojnë jashtë vendit”, thotë një drejtuese e një kompanie për furnizimet spitalore, e themeluar nga gjyshi i saj. Ajo në radhë të parë vë në dukje problemet e kompanive në industrinë përpunuese në Gjermani, siç janë energjia shumë e shtrenjtë për prodhim, varësia nga kosumi dhe probleme të tjera.

Lexo edhe:

Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

Përplasjet në protestë, shoqërohen nga Policia Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Nuk ka rritje pa investime

Për kryetarin e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHT) Peter Adrian, Gjermania ka arritur në një moment krize të të gjithë strukturës ekonomike. “Në vitet e fundit kompanive vendore u është dashur të durojnë shumë ngarkesa të reja dhe ndërhyrje shtetërore”, vlerëson kryetari i Dhomës. Kjo shihet më së miri nga investimet e kompanive në këtë vend: pandemia ka kaluar prej kohësh, por investimet këtë vit ishin ende 6% nën nivelin para pandemisë – investimet janë shumë më të vogla.

Sipas një sondazhi të kryer nga Dhoma mes anëtarëve të saj, një e treta e kompanive planifikojnë të reduktojnë investimet e tyre. “Këto nuk janë perspektiva të mira për rritje ekonomike”, paralajmëron Adrian, sepse nuk është shteti, por ekonomia që drejton pothuajse 90% të investimeve në Evropë. Adrian është i bindur se vetëm ndryshimi i politikës ekonomike në Berlin mund ta kthejë këtë vend në binarët e rritjes ekonomike.

Infrastruktura nga e kaluara

Politika ekonomike e shtetit është vendimtare edhe për infrastrukturën. Ndaj shoqata e sektorit të IT-së, Bitkom, kërkon një politikë tjetër dhe masa të tjera që nxisin investimet dhe mbetjen e kompanive në Gjermani. Kryetari i kësaj shoqate, Ralf Wintergerst, paralajmëron se edhe ata janë të prekur nga çmimi i lartë i energjisë elektrike. Qendrat e kontabilitetit konsumojnë shumë energji elektrike, por problem janë edhe ekspertët dhe “mentaliteti i letrës” i këtij vendi. Në këtë vend akoma mungon identiteti digjital dhe e gjithë infrastruktura digjitale ka nevojë për investime serioze. Gjermania ka nevojë për investime edhe në infrastruktura të tjera, në rrugë dhe në sigurimin e fuqisë së nevojshme punëtore. “Infrastruktura jonë nuk është infrastruktura e së ardhmes, por infrastruktura e së shkuarës”, paralajmërojnë ekspertët./dw

Tags: gjermani

Nga Kategoria

Lajme

Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

8 Shtator, 2026
Aktualitet

Përplasjet në protestë, shoqërohen nga Policia Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

8 Shtator, 2026
Screenshot
Kryesore

“Nuk na përfaqësoni”/ Tensione tek Ushtari i Panjohur, protestuesit gjuajnë me vezë

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aston Villa dhe AEK e nisin me fitore Champions League, triumfe të vuajtura në Belgjikë dhe Athinë

8 Shtator, 2026

Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

8 Shtator, 2026

Operacioni anti-drogë në Sarandë, burg për 15 të arrestuarit, lirohen 5

8 Shtator, 2026

Britania ndalon importet nga vendbanimet izraelite, Izraeli kundërpërgjigjet me masa ndaj Londrës

8 Shtator, 2026

Real Madrid–Inter, Mourinho surprizon me Trent në mesfushë: publikohen formacionet zyrtare

8 Shtator, 2026

Përplasjet në protestë, shoqërohen nga Policia Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

8 Shtator, 2026

Peshku shtrenjtohet me 9.8%, perimet me 8%, si ndryshuan çmimet e ushqimeve në gusht

8 Shtator, 2026

Publikohen 30 kandidatët për Topin e Artë 2026, Spanja dominon pas triumfit në Botëror

8 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.