• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Edhe Kosova ftohet nga presidenti Trump për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes”

21 Janar, 2026
tek Kosova, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar ftesë personale nga udhëheqësi amerikan, Donald Trump, që ta përfaqësojë vendin në Bordin e Paqes, “si anëtare themeluese”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky bord pritet të mbikëqyrë udhëheqjen e Rripit të Gazës, pasi Shtetet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian.

“Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike”, shkroi Osmani në Facebook më 21 janar, teksa publikoi ftesën e dërguar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Lexo edhe:

Pse Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon?

E bujshme nga Italia/ Arrihet akordi, Eshli Kol do të bëhet trajner i sulmuesit të Kombëtares shqiptare

Presidentja kosovare tha se SHBA-ja solli paqen në Kosovë dhe Kosova sot është aleate “e palëkundur e saj për ta çuar paqen më tej”.

“Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, shkroi ajo.

Në letrën e Trumpit, që mban datën 20 janar, thuhet se më 29 shtator të vitit 2025 ai njoftoi për Planin gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë, përmes një plani 20-pikësh “që shpejt u mbështet nga të gjithë liderët botëror”. Aty përmendet edhe një rezolutë e Kombeve të Bashkuara që mbështet këtë plan.

“Tani është koha që t’i bëjmë këto ëndrra realitet. Në zemër të planit është Bordi i Paqes, që është bordi më mbresëlënës i themeluar ndonjëherë”, thuhet në letrën e Trumpit.

Trump thotë se pret që të punojë me Osmanin për “shumë kohë në të ardhmen, drejt arritjes së qëllimit për paqe të qëndrueshme botërore, mirëqenie dhe madhështi për të gjithë”.

Disa media ndërkombëtare, duke u thirrur në burime, kanë raportuar se Trump dëshiron që shtetet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm. Sipas CNN-it, ata që nuk e paguajnë këtë shumë do të kenë një mandat trevjeçar.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Presidencën e Kosovës nëse vendi, nëse do t’i kërkohej, do të paguante këtë shumë për të qenë anëtar i përhershëm apo jo, dhe është në pritje të përgjigjes nga zyra e Osmanit.

Përveç Kosovës, edhe Shqipëria dhe shtete të tjera kanë pranuar ftesa të tilla.

Ditë më parë u publikuan disa emra të tjerë që janë emëruar nga SHBA-ja për të qenë pjesë e këtij bordi.

Mes emrave përfshihen sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner.

Trump është kryetar i bordit, sipas një plani që Shtëpia e Bardhë e tij e bëri publik në tetor.

Izraeli dhe grupi palestinez Hamas, e miratuan planin e Trumpit, që parashikon që një organ teknokratik palestinez të mbikëqyret nga bordi ndërkombëtar, i cili do të mbikëqyrë qeverisjen e Gazës për një periudhë tranzitore.

Shumë ekspertë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë thënë se mbikëqyrja nga Trumpi e një bordi që kontrollon qeverisjen e një territori të huaj i ngjan një strukture koloniale, ndërsa përfshirja e Blairit u kritikua vitin e kaluar për shkak të rolit të tij në luftën në Irak dhe historisë së imperializmit britanik në Lindjen e Mesme.

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar në mes të nëntorit të vitit të kaluar, autorizoi bordin dhe vendet që punojnë me të për të krijuar këtë bord në Gazë.

Shtëpia e Bardhë po ashtu ka emëruar një Bord Ekzekutiv për Gazën, me 11 anëtarë, ku përfshihen ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, koordinatorja e posaçme e OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Sigrid Kaag, ministrja e Emirateve të Bashkuara Arabe për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Reem Al-Hashimy, dhe miliarderi izraelito-qipriot, Yakir Gabay, së bashku me disa anëtarë të bordit ekzekutiv.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ish-ministri i Jashtëm bullgar, Nikolay Mladenov, do të udhëheqë administratën kalimtare në Gazë.

Ky bord shtesë do të mbështesë zyrën e Mladenovit dhe organin teknokratik palestinez.

Tre muaj më parë, Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për armëpushim, por që atëherë palët kanë këmbyer akuza për shkelje të tij.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer më shumë se 250 të tjerë. Lufta ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz në Gazë, ka shkaktuar një krizë urie dhe ka sjellë shkatërrime të mëdha./REL

Nga Kategoria

Lajme

Pse Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon?

14 Mars, 2026
Lajme

E bujshme nga Italia/ Arrihet akordi, Eshli Kol do të bëhet trajner i sulmuesit të Kombëtares shqiptare

14 Mars, 2026
Bota

Lufta me Iranin, 5 mijë marinsa amerikanë dhe plani për “invazion të vogël” i Donald Trump

14 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arsenal mposht Evertonin 2-0, Dowman hyn në histori si golashënuesi më i ri në Premier League

14 Mars, 2026

Supergol i Güler, Real Madrid mposht Elchen në javën e jashtëzakonshme të Valverdes

14 Mars, 2026

Pse Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon?

14 Mars, 2026

E bujshme nga Italia/ Arrihet akordi, Eshli Kol do të bëhet trajner i sulmuesit të Kombëtares shqiptare

14 Mars, 2026

Lufta me Iranin, 5 mijë marinsa amerikanë dhe plani për “invazion të vogël” i Donald Trump

14 Mars, 2026

Ndahet nga jeta filozofi gjerman, Juergen Habermas

14 Mars, 2026

Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

14 Mars, 2026

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

14 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.