Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) po thellon hetimet në çështjen që përfshin ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke e zgjeruar fokusin nga shkeljet procedurale në akuza të rënda për korrupsion.
Në qendër të hetimit janë të paktën 11 procedura prokurimi publik me një vlerë totale prej 1.1 miliardë eurosh, ku dyshohet se janë favorizuar në mënyrë të paligjshme kompani të caktuara.
I ftuar në nje studio televizive, juristi Marash Logu tha se SPAK ka ndjekur një logjikë hetimore, që synon të zbulojë se ku ka përfunduar një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve.
Veprimet e fundit hetimore tregojnë se prokurorët kanë gjetur gjurmë konkrete të transferimit të parave, porse skema e dyshuar sipas Logut, përfshin kalimin e fondeve nga kompanitë që kanë fituar tenderët drejt subjekteve të tjera dhe individëve të lidhur ngushtë me ish-ministren.
Hetimi është përqendruar tek vetë Belinda Balluku, rrethi i saj i ngushtë familjar dhe bashkëpunëtorët e saj më të afërt.
Këto zhvillime kanë çuar në një proces rikualifikimi të veprës penale, theksoi juristi, duke shtuar se akuza fillestare për “shkelje të barazisë në tendera” po zëvendësohet me akuza shumë më të rënda, të cilat vijnë si pasojë e natyrshme e gjetjeve.
Akuzat e reja që po shqyrtohen përfshijnë “korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë” dhe “pastrimin e produkteve të veprës penale”.
Çka tregon, sipas Logut, se hetimi ka kaluar nga një çështje abuzimi me detyrën në një skemë të mirëfilltë korruptive, ku me gjasë SPAK do të ndërmarrë hapin e radhës: një kërkesë të re drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku, me qëllim vendosjen e masave të sigurimit.
Ajo që ne kemi ditur deri më tani ka qenë që në të paktën 11 procedura prokurimi publik me vlerë totale 1.1 miliardë euro, SPAK-u ka gjetur shkelje ligjore të natyrës që kanë pasur të bëjnë me qëllimin e subjekteve të caktuara tregtare, pra favorizimin e disa kompanive në raport me kompani të tjera, duke e orientuar gjithë procedurën me qëllim që të paracaktohet kush do ishte fitues i këtyre procedurave.
Tani, unë mendoj që SPAK-u, po themi në këtë rast, prokurorët e posaçëm kanë ndjekur logjikë normale, sepse shkelja e barazisë në tendera bëhet gjithmonë për qëllime abuzimi dhe korrupsioni, pra nuk ka qëllime ë kështu, dashamirëse ndaj dikujt në raport me dikë tjetër. Gjithmonë ka një qëllim, po themi, abuzimi dhe korrupsioni. Dhe ajo që është përpjekur SPAK-u të kuptojë është se ku kanë shkuar një pjesë e këtyre parave. Pra, në këtë vlerë totale prej 1.1 miliardë eurosh, si më pas ka shkuar nga këto kompani që kanë qenë përfituese të drejtpërdrejta të procedurave të prokurimit publik, tek subjektet e tjera apo tek personat e tjerë.
Sigurisht fillimisht hetohet Belinda Balluku, rrethi i saj familjar, për të kuptuar në qoftë se kanë marrëdhënie ë financiare apo ekonomike me këto kompani apo subjekte që kanë fituar procedurat e prokurimit publik, për të shkuar më pas edhe tek bashkëpunëtorët e saj, për ta zgjeruar pak më shumë rrethin. Dhe duket sikur po themi të paktën veprimet hetimore që SPAK-u ka kryer gjatë këtyre ditëve, tregojnë që SPAK-u ka gjetur gjurmë në fakt se si këto para, pra këto vlera shumë të mëdha që janë kaluar nga ministria që ka drejtuar Belinda Balluku apo struktura të caktuara në varësi që ka drejtuar Belinda Balluku.
Në këto kompani tregtare, më pas janë transferuar tek persona që janë rrethi i ngushtë i saj familjar apo edhe bashkëpunëtorë të tjerë në lidhje e kështu me radhë të saj, për të provuar atë që qartazi, po themi, dhe këtu nuk ka nevojë për ta logjikuar shumë se çfarë ka ndodhur, sepse qartazi kjo shkon në kuadër, themi, e veprimeve korruptive, në logjikën po themi e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Pra, vijnë natyrshëm të gjitha akuzat më pas për korrupsion ë pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe pastrimi i produkteve të veprës, të veprës penale, çka në fakt, një pjesë e dosjes, po themi, ose pjesa më e madhe e asaj dosje që ka ardhur, është mbajtur, po themi, është mbajtur sekret, por në fakt nga përmbajtja e asaj dosje, dilnin sinjale të qarta që SPAK-u do të shkonte në atë drejtim, pra në ngritjen e një akuze që përfshinte korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Rëndimi i akuzave gjithmonë domethënë kushtëzon nevojat e sigurimit dhe po e hamendësoj, po themi, këtë që edhe SPAK-u do vijë sërish me një kërkesë të re për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për vendosjen e masave të sigurimit ndaj Belinda Ballukut, rrethit të saj familjar apo bashkëpunëtorëve të saj, të cilët ata është më e thjeshtë sepse për shkak se nuk kanë imunitet, SPAK-u nëpërmjet gjykatës mund të veprojë menjëherë, ndërkohë që për Belinda Ballukun do kërkohet sërish, po themi dhënia e autorizimit nga Parlamenti për të vendosur masat e sigurimit.
Unë prisja në fakt që Prokuroria e Posaçme t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, sepse realisht Parlamenti, po themi mazhoranca socialiste, nëpërmjet vendimit të saj, cenoi kompetencat e Prokurorisë së Posaçme dhe prisja që ata t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese, por le ta themi që me ardhjen e drejtuesit të ri, po themi, SPAK-u ka një qasje shumë më, si me thënë, shumë më të matur dhe shumë më pak agresive, po themi, në veprimet që ajo kryen dhe kjo mbase, është interpretuar dhe nga publiku si një lloj stepje e SPAK-ut në këtë, në këtë lloj dosje hetimore. Pra, po të shikoni qasjen që ka aktualisht drejtuesi i SPAK-ut, është një qasje më e rezervuar, më e matur, më e moderuar, më pak agresive në veprime sesa ka qenë e paraardhësit të tij, e zotit Dumani.











