Redia Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel dhe motra e vogël e Lori dhe Sara Hoxhës, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj personale.
Ilirianews.al bën me dije se partneri dhe babai i fëmijës është Kein Dabulla, nipi i ish-ministres Arta Dade.
Tre motrat Hoxha, Redia, Lori dhe Sara, kanë edhe një vëlla të vogël, Itan, të cilin e ruajnë larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, duke e mbajtur jetën e tij private të mbrojtur. Ky lajm vjen pas një periudhe ku Redia ka qenë e rezervuar për jetën e saj personale, duke e ndarë atë nga fama e motrave të saj./ilirianews.al










