• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin!

25 Dhjetor, 2024
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankesën e 4 familjarëve të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, nën akuzë për dosjen e inceneratorëve dhe i shpallur në kërkim për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Anikimi nuk ka kaluar në seancë plenare, ndërsa SPAK u ka sekuestruar më herët në cilësinë e provave telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterikë.

Gjyqtarët kushtetues në vendim e konsiderojnë “të pabazuar kërkesën” e Brunilda Menes, motra e ish/zëvendëskryeministrit, Flamur dhe Teuta Hoxhës, si dhe Eljona Hoxhës, respektivisht prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj  dhe kunatës së saj.

Lexo edhe:

Tragjedi në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista, 5 të vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

“Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të nenit 31/a, pikat 1 dhe 2, shkronja “e”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, vendosi: Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në fund të vendimit të marrë nga Gjykata më 19 Nëntor dhe i zbardhur së fundmi.

Brenda tij argumentohet mes të tjerash se prokurorët kanë sekuestruar materialet e mësipërme me dyshimet se  aty ‘mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin’. Për sekuestrimin e telefonit të Eljona Hoxhës, theksohet se “ajo është autorizuar nga personi nën hetim për të kryer transaksione bankare në emër të tij, ndaj ekziston  dyshimi për transferimin e parave në destinacione të ndryshme”. 

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Holta Zaçaj, Kryetare, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Genti Ibrahimi, Marjana Semini, Marsida Xhaferllari, anëtarë, në datën 19.11.2024 mori në shqyrtim paraprak kërkesën nr. 21 (E) 2024 të Regjistrit Themeltar”, theksohet në vendim.

Të katër shtetasit kërkuan shpalljen si antikushtetues të këtyre sekuestrove, pasi u refuzuan në të tre shkallët e tjera të gjykatave. Gjykata kushtetuese vlerëson edhe se “prokuroria dhe gjykata kanë dhënë argumente të mjaftueshme dhe bindëse se përse janë sekuestruar sendet”.

Më pas, pas përfundimit të akt-ekspertimit, ato do t’u kthehen pronarëve për një pjesë, kurse pjesa tjetër do verifikohet më në detaje, nëse konstatohet provë për vepër penale të konsumuar.

Ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ndodhet prej më shumë se një viti në arrati. Ai është vënë nën hetim nga SPAK. Edhe ai dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë. Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 277 të vitit 2020 për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, në bashkëpunim” dhe “korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, në bashkëpunim”.

Tags: arben ahmetajgjykata kushtetuese

Nga Kategoria

Bota

Tragjedi në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista, 5 të vdekur dhe 5 të plagosur

7 Shtator, 2026
Kryesore

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

7 Shtator, 2026
Lajme

I zunë pritë në derën e shtëpisë për ta vrarë, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tragjedi në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista, 5 të vdekur dhe 5 të plagosur

7 Shtator, 2026

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

7 Shtator, 2026

I zunë pritë në derën e shtëpisë për ta vrarë, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë

7 Shtator, 2026

Aksident me vdekje në aksin Levan-Tepelenë

7 Shtator, 2026

Tërmet politik në Gjermani – AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Mertz me 18.5 % të votave

7 Shtator, 2026

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.