• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Zhduken” 1.8 milion litra pije të skaduara “Coca-Cola”, mashtrimi i inspektorëve të AKU. “Coca-Cola” hesht

24 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Lajme, Shëndeti, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Televizioni “Ora News” ngriti alarmin për “zhdukjen” e 1.809.054 (një milion e tetëqind mijë) litra pijeve të skaduara  “Coca – Cola”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngelet enigmë se ku kanë përfunduar pijet e skaduara, sepse Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk ka asnjë informacion për asgjësimin, edhe pse ligjërisht  ne këtë proces duhet të marrin pjese Inspektorët e Mjedisit për të faktuar me foto dhe video praktikën e asgjësimit.

Skandali thellohet më tej për faktin se në këtë proces kanë qenë prezent vetëm inspektorët e AKU-t, të cilët në procesverbalin e inspektimit kanë shkruar e firmosur se të pranishëm në këtë procedurë janë edhe Inspektorët e Mjedisit.

Lexo edhe:

Tre muaj pas zjarrit te pallati pranë QSUT, banorët ende pa zgjidhje

Deputetja europiane mbërrin në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e qytetarëve

Në vendimin përfundimtar citohet: “Gjatë procesit të asgjësimit ishin të pranishëm dhe inspektorët e Tatimeve dhe ata të mjedisit”.

Në faktet e bëra publike nga “Ora News” rezulton se përgjatë vitit 2019 AKM nuk ka asnjë informacion për  asgjësimet që ka bërë “Coca-Cola” dhe inspektorët nuk kanë qenë të pranishëm.

Për të favorizuar subjektin 2 inspektoret e AKU me iniciale M. A dhe M. D kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Inspektorëve të Mjedisit dhe kjo skemë është ndërtuar për të dhënë vendimin përfundimtar se procedura e asgjësimit është kryer  konform legjislacionit në fuqi.

Televizioni “Ora News” ka kryer një investigim më të thelluar duke i kërkuar AKU-së edhe listën e pijeve të skaduara që janë asgjësuar njëkohësisht edhe fotot ose videot e asgjësimit.

AKU nuk na vë në dispozicion asnjë foto ose video të  asgjësimit të pijeve të skaduara dhe akoma më tej, tenton të fshehë shkeljet kur shprehet se lista e pijeve të skaduara të “Coca – Cola”-s është e arkivuar dhe kërkon kohë të përgatitet.

Edhe pas 3 muajsh pritjeje nuk na u vu në dispozicion nga AKU as lista e pijeve që shkuan për asgjësim dhe as foto dhe video nga procesi i eliminimit.

Për të sqaruar këtë situatë ju drejtuam me një kërkesë specifike për informacion edhe subjektit “Coca-Cola  Shqipëri”.

Ky subjekt në përgjigjen e tij na bën me dije se proceset në lidhje me produktet e skaduara ndjekin ligjet në fuqi dhe janë të verifikueshme nga autoritetet kompetente.

Pikërisht autoritet që monitorojnë punën tuaj kanë konstatuar një varg shkeljesh dhe duhet guxim të deklarosh se ndjek ligjet, ndërkohë që i shkel ato.

Pse hesht “Coca-Cola” kur i kërkohen foto dhe video nga procesi i asgjësimit?

Pse nuk jep informacion se cili është vendi ku u krye asgjësimi i pijeve të skaduara?

Si ka mundësi që ky subjekt del mbi ligjet duke mos vënë në dijeni Inspektoriatin e Mjedisit për asgjësimin e pijeve të skaduara?

Ku përfunduan 1.8 milion litra pije të skaduara “Coca –Cola”?

Kësaj pyetjeje nuk i dha dot përgjigje as Agjencia Kombëtare e Mjedisit, as “Coca-Cola”, dhe as AKU, i cili nuk na vuri në dispozicion listën e pijeve të skaduara dhe fotot, ose videot nga momenti i asgjësimit./OraNews

Tags: akuCoca cola

Nga Kategoria

Aktualitet

Tre muaj pas zjarrit te pallati pranë QSUT, banorët ende pa zgjidhje

27 Qershor, 2026
Aktualitet

Deputetja europiane mbërrin në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e qytetarëve

26 Qershor, 2026
Aktualitet

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja: S’dorëhiqemi të lëmë çdo gjë në mes

26 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tre muaj pas zjarrit te pallati pranë QSUT, banorët ende pa zgjidhje

27 Qershor, 2026

Milan thyen rekordin e klubit, Gonçalo Ramos mbërrin nga PSG për 60-70 milionë euro

26 Qershor, 2026

Zyrtare: Ceballos largohet nga Real Madrid

26 Qershor, 2026

Senegali shkatërron Irakun dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

26 Qershor, 2026

Dembélé shkëlqen me tripletë, Franca mbyll grupin në krye pa duelin Mbappé-Haaland

26 Qershor, 2026

Deputetja europiane mbërrin në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e qytetarëve

26 Qershor, 2026

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja: S’dorëhiqemi të lëmë çdo gjë në mes

26 Qershor, 2026

18-vjeçari sulmon me armë servisin e celularëve në Kamëz

26 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.