• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Ndërron jetë ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

1 Janar, 2026
tek Kosova
Ish-kryeparlamentari Nexhat Daci ndërron jetë - KOHA.net
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nexhat Daci ishte një figurë e shquar e shkencës dhe politikës kosovare. Ai lindi në Tërnoc të Bujanocit, ku përfundoi arsimin fillor, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Tërnoc dhe Leskovc. Studimet universitare në kimi i përfundoi në Universitetin e Beogradit, ku ndoqi edhe studimet pasuniversitare, ndërsa doktoratën e mbrojti në Universitetin e Zagrebit.

Karrierën akademike e nisi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1966, si asistent, duke avancuar ndër vite deri në titullin profesor ordinar. Daci ishte aktiv në institucione dhe shoqata të njohura ndërkombëtare të kimisë, përfshirë Shoqatën Amerikane të Kimistëve dhe Akademinë Evropiane për Çështjet e Mjedisit.

Lexo edhe:

Zgjedhja e Presidentit të ri, PDK i vendos kushte Kurtit

Marrëveshja për Presidentin/ Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

Në vitin 1994, ai u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku më vonë shërbeu si sekretar i përgjithshëm dhe kryetar.

Në jetën politike, Nexhat Daci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri në vitin 2011 dhe mbajti detyrën e kryetarit të Kuvendit nga viti 2001 deri në 2006. Në vitin 2007, ai themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë.

Në fushën shkencore, Daci la pas një trashëgimi të pasur me punime, projekte dhe tekste universitare, të përqendruara kryesisht në kiminë organike të qymyrit të Kosovës dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai udhëhoqi projekte të rëndësishme për ndotjen e ujërave dhe kontribuoi në studime e monografi të njohura në fushën e kimisë dhe mjedisit.

Nexhat Daci do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në arsim, shkencë dhe politikë, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e shkencave natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit, për të cilat u nderua me çmime dhe mirënjohje të shumta.

Nga Kategoria

Kosova

Zgjedhja e Presidentit të ri, PDK i vendos kushte Kurtit

7 Prill, 2026
Kosova

Marrëveshja për Presidentin/ Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

6 Prill, 2026
Kosova

Osmani mesazh në përfundim të mandatit: Kosova është e pathyeshme

4 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pushimet ulin stresin dhe rrezikun për sëmundje të zemrës 

9 Prill, 2026

“Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me nënën e Sibelës”, trondit tezja e të ndjerës: Ajo nuk është hedhur nga tarraca, por e kanë shtyrë

9 Prill, 2026

“Vendi ka pësuar transformim të madh”, Rama: Lloj-lloj maskarenjsh nuk e pranojnë dot suksesin e Shqipërisë

9 Prill, 2026

Bordi vendos çmimet e reja, ja sa do shitet nafta dhe benzina!

9 Prill, 2026

“Përflitet, s’ka prova që qenushi ka sulmuar vajzën”, Adriana Kalaja kallëzon bashkinë Vlorë: Kanë vrarë pitbullin që kafshoi 4-vjeçaren

9 Prill, 2026

Alarmi me paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mblidhen për rishikimin e praktikës ‘arrest me burg’

9 Prill, 2026

I ka shpëtuar disa herë atentateve, ekstradohet nga Italia “Leksi i druve”, pjesë e dosjes “Metamorfoza”

9 Prill, 2026

“Ta kërkojmë në njerëz të humbur”, shëndetësia në KOLAPS, Korreshi kërkon në Kuvend ministren Sala: Na ka bërë merak, ku është? I thoni që i ka kaluar rroga…

9 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.