Mbrojtësi uruguajan i Barcelonës përballet me probleme.
Tifozët e Barcelonës janë të habitur nga ajo që po ndodh me Ronald Araujon.
Sot është bërë e ditur se qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Barcelonës dhe kombëtares së Uruguait Ronald Araujo ka munguar në seancën stërvitore të ekipit ditën e djeshme dhe nuk është paraqitur as sot në qendrën stërvitore të klubit, ku skuadra po përgatitet për ndeshjen ndaj Alavesit.
Aktualisht nuk ka asnjë shpjegim zyrtar për këtë situatë, por dyshohet se, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e Champions League kundër Chelsea-t, stafi teknik mund të ketë një sërë pakënaqësish ndaj Araujo-s.
Këtë sezon, Araujo ka luajtur 15 ndeshje me Barcelonën dhe ka shënuar 1 gol.
Nesër, Barcelona pret Alavesin në Camp Nou, në kuadër të javës së 14-të të La Ligas.











