• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Në ditën e shënuar për demokratët, Sali Berisha konfirmohet në krye të tyre, besnikët e PD nuk e fshehin gëzimin (REAGIMET)

11 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas betejës tre vjeçare për të marrë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha është regjistruar tashmë si kryetar i PD-së në gjykatë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

 “Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z.Sali Berisha.” – shkruhet në vendimin e gjykatës të lëshuar pikërisht sot, si një dhuratë për demokratët në ditëlindjen e 34 të PD.

Si një goditje edhe për Lulzim Bashën, demokratët e reshtuar krah liderit demokrat kanë reaguar duke shprehur gëzimin e fitores së kësaj beteje tre vjeçare dhe përplasjesh “brenda grupit”.

Lexo edhe:

Përgatituni për temperatura ekstreme, ja parashikimi i motit për ditën e martë

Dita e 9 protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

Jozefina Topalli, e cila u emërua zyrtarish nga Berisha disa javë me parë si drejtuesja politike e Disaporës për zgjedhjet parlamentare të 2024, ka ndarë një fotografie të nxjerrë nga arkivat.

Në krah të Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, Jozefina Toppali krah fotografisë shkuan se: Mbyllet një histori, që vuri në një sfidë tëfortë çdo demokrat, dhe që turpëroi të gjithë ata që menduan se do zhduknin opozitën për ta zëvendësuar me kukullat e tyre!

Edhe Oerd Bylykbashi ka reaguar i entuziazmuar për këtë vendim i cili sipas tij është tre vite i vonuar.

“Pikërisht sot, 3 vite pas Kuvendit te 11 dhjetorit 2021, tre vite të mbushur me vonesë, zvarritje e përpjekje për të na zhdukur, Gjykata e Tiranës mori vendimin për të regjistruar zgjedhjen me votë të të gjithë antarësisë të Prof. Dr. Sali Berishës si kryetar të PD-së. Gëzuar sërish, demokratë!

Sot gjeta dokumentin identifikues personal për Kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit 2021.

Më risolli emocione të forta. Kam qenë veç 16 vjeç kur PD u themelua, dhe nuk mund të përjetoja në Durrës atë që përjetuan ata që natën e themelimit të PD-së gjendeshin në atë shesh fantastik të Qytetit Studenti.” – shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

Deri më sot vula e Partisë Demokratike ka kaluar sa në duart e Bashës dhe sa në ato të grupit të Berishës. Kjo betejë ligjore ka nisur në shtator 2021, kur Lulzim Basha në atë kohë kryetar i PD, vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar liderin Sali Berisha.

Kjo përplasje solli dhe përçarjen midis demokratëve teksa Berisha nisi një lëvizje të ashpër dhe fitoi mbështetjen e shumicës së deputetëve. Në 11 dhjetorin e vitit 2021, në Kuvendin e thirrur nga lideri historik i demokratëve, u shkarkua Lulzim Basha, u miratua statusi i ri i PD dhe në krye të kësaj force politike u vendos Komisioni i Rithemelimit.

Në përplasjen e gjatë ligjore, Berisha e fitoi statusin e kryetarit të PD me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë por e humbi në Apel. Beteja ligjore është finalizuar sot me vendim të Gjykatës së Tiranës e cila i dha të drejtë Sali Berishës duke e shpallur ligjërisht si kryetar të Partisë Demokratike.

Tags: pdSali berisha

Nga Kategoria

Aktualitet

Përgatituni për temperatura ekstreme, ja parashikimi i motit për ditën e martë

8 Qershor, 2026
Aktualitet

Dita e 9 protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

8 Qershor, 2026
Ekstra

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arbitri i njohur dëbohet nga aeroporti amerikan dhe niset me urgjencë drejt Turqisë

8 Qershor, 2026

Përgatituni për temperatura ekstreme, ja parashikimi i motit për ditën e martë

8 Qershor, 2026

Dita e 9 protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

8 Qershor, 2026

Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz

8 Qershor, 2026

Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien

8 Qershor, 2026

Polici Edison Adri del nga rreziku për jetën, transferohet në të njëjtin pavion me atentatorin e tij Violand Braçellari

8 Qershor, 2026

Paralajmërimi i Baba Vangës: Çfarë është “drita e re” që do të shfaqet në qiell gjatë Botërorit 2026?

8 Qershor, 2026

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.