Xabi Alonso i dha fund zërave. Presidenti e ka konfirmuar mbështetjen që ka për tranjerin, dhe tani vëmendja zhvendoset te lojtarët: është momenti të rikthejnë normalitetin.
Xabi Alonso pranoi publikisht bisedën që ka zhvilluar me Florentino Pérez – një gjest i pazakontë për të. Trajneri i Real Madridit rrallëherë komenton situatat që ndodhin rreth tij apo ekipit. Por deklarata e tij kishte një qëllim të qartë: të konfirmonte zyrtarisht mbështetjen e presidentit, ashtu siç raportoi gazeta AS. Mbështetja ishte vënë në dyshim, por tani është bërë e ditur për të gjithë.
Klubi vendosi se kishte ardhur momenti të mbyllte thashethemet dhe të dërgonte një mesazh të fortë, fillimisht për lojtarët: Xabi Alonso është në komandë dhe ai do të marrë drejtimin e plotë të ekipit. Sipas klubit, mënyra më e mirë për ta bërë këtë ishte një konferencë për shtyp me trajnerin.
Drejtuesit tashmë ua kanë bërë të qartë lojtarëve se presidenti dhe klubi janë 100% pas trajnerit dhe vendimeve të tij. Tani, radha i takon Alonso-s të shuajë çdo diskutim rreth qëndrimit të skuadrës, angazhimit dhe mënyrës se si ekipi po i qaset ndeshjeve. Siç kishte raportuar gazeta, paralajmërimi i parë është dhënë dhe është bërë publik.
Tani është detyrë e lojtarëve të tregojnë se normaliteti është rikthyer – domethënë, të tregojnë se Real Madridi është në gjendje të konkurrojë siç kërkon historia dhe stemma e klubit.
Një vit më parë, Carlo Ancelotti u përpoq të kthente situatën, por nuk ia doli plotësisht.
Tani është radha e Xabi Alonso-s.











