• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 20 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Afera 190 milionë Euro e tunelit të Llogarasë, opozita kërkon sot para kryeministrisë largimin e Belinda Ballukut

17 Nëntor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë para kryeministrisë, e cila pritet të nisë në orën 18:00.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tubimi vjen si reagim ndaj aferave të qeverisë me fokus të veçantë tek skandali i Tunelit të Llogarasë, ku zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK.

Protesta zhvillohet nën moton “Protesto”, me PD-në që u bën thirrje qytetarëve të bashkohen përballë kryeministrisë.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (EMRI)

Del FOTO dhe EMRI: Ky është shqiptari që u vetëvra në burgun spanjoll, shokët i shpëtuan jetën para katër ditësh

Në shesh do të ngrihet një foltore ku pritet të flasin qytetarë, aktivistë dhe figura politike të opozitës.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se protesta ka vetëm një kërkesë thelbësore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar këtë si hapin e parë drejt krijimit të një qeverie teknike.

“Sot, populli opozitar inauguron fillimin e foltores së parlamentit parlamentaro-qytetar para ndërtesës së kryeministrisë me kërkesën e prerë dhe të vetme, dorëheqjen e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut si hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kjo protestë thirret në kushtet kur opozita bëri gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Por qeveria bëri gjithçka për të shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të shëmtuar zgjedhore. Duke u faktuar kështu shqiptarëve dhe botës se shpresë për ndryshimin e pushtetit me votën e lirë nuk ka për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër”, tha Berisha.

SPAK ka marrë të pandehur Belinda Ballukun, e cila është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, që po ashtu, ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh të tjera mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion.

Nga të dhënat e deritanishme të hetimeve, Belinda Balluku anuloi tenderin e parë për Tunelin e Llogarasë duke rihapur një tjetër garë katër muaj më pas, këtë herë duke shtuar kostot e ndërtimit të tuneli me 50 milionë euro.

Gara për hapjen e tunelit u bë pikërisht pasi drejtuesit më të lartë të qeverisë zhvilluan një takim me drejtues të kompanive turke, që më pas u shpallën fituese në tenderin e tunelit të LLogarasë.

21 ditë pas takimit, është bërë dhe rishpallja e tenderit me vlerë të fondit limit prej 190 milionë eurosh.

Tags: kryeministriaprotesta

Nga Kategoria

Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (EMRI)

20 Gusht, 2026
Kryesore

Del FOTO dhe EMRI: Ky është shqiptari që u vetëvra në burgun spanjoll, shokët i shpëtuan jetën para katër ditësh

20 Gusht, 2026
Aktualitet

Plagosje në Delvinë, një grua niset me URGJENCË në spital

20 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (EMRI)

20 Gusht, 2026

Del FOTO dhe EMRI: Ky është shqiptari që u vetëvra në burgun spanjoll, shokët i shpëtuan jetën para katër ditësh

20 Gusht, 2026

Plagosje në Delvinë, një grua niset me URGJENCË në spital

20 Gusht, 2026

Shpërndanin drogë me një makinë në Mykonos/ Në pranga dy shqiptarët, Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

20 Gusht, 2026

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq/ I moshuari me shkop në dorë i hakërrehet kryetarit të seancës, mazhoranca braktis sallën

20 Gusht, 2026

Presion me foto dhe video intime – Si e kërcënoi Refit Buzi të fejuarën e vet në Tiranë, para se t’i vriste prindërit dhe ta merrte peng

20 Gusht, 2026

Gruaja shtatzënë nuk arrin të shkojë në maternitet dhe paraqitet në Spitalin e Traumës, mjekët ndërhyjnë në kohë. Shpëtohet nëna dhe foshnja

20 Gusht, 2026

5 vatra zjarri akoma aktive në vend, Dajti, Lufaj dhe Puka sërish “zona të kuqe”, 382 forca operacionale në terren (BILANCI)

20 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.