Diella mesa duket nuk është krijesa e vetme virtuale në Shqipëri, pasi ajo ka një binjake në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Për herë të parë, KQZ po teston inteligjencën artificiale (AI) në procesin e numërimit të votave në bashkinë e Tepelenës. Megjithatë, kjo teknologji ende nuk është gati për të zëvendësuar numëruesit e partive, dhe procesi i numërimit do të vazhdojë të jetë manual.
Komisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se AI do të përdoret si një mjet ndihmës gjatë numërimit të votave dhe rezultatet e saj do të publikohen në kohë reale. Sipas dhënieve, rezultati i votimeve do të krahasohet në mënyrë manuale dhe përmes AI. Celibashi sqaroi se krijesa virtuale do të testohet vetëm në numërimin e votave, pa ndikuar në rezultatin zyrtar të bashkisë, i cili do të dalë nga numërimi manual.
Për të monitoruar procesin e numërimit, KQZ ka instaluar kamera në çdo tavolinë, që regjistrojnë çdo hap të këtij procesi. Skrinimi i votave do të bëhet përmes një programi të bazuar në AI, i cili do të lexojë automatikisht votat nga kamera dhe do të përcaktojë për kë është votuar. Rezultatet do të dërgohen automatikisht në KQZ, duke eliminuar nevojën për të pritur procesin e tabulimit nga anëtarët e tryezës.
Ky testim i AI-së s’është vetëm një avantazh për KQZ, por gjithashtu për numëruesit e partive politike. Nëse ndodhin gabime nga ana e tyre, AI do t’i zbulojë ato dhe potencialisht do të zëvendësojë njerëzit në procesin e ardhshëm të numërimit të votave. Kjo nismë mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri dhe si trajtohen proceset e numërimit. Celibashi premtoi më shumë informacion rreth këtij elementi të ri, duke synuar transparentës dhe efikasitetin në procesin zgjedhor.











