• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Konvoji i parë ushtarak autonom në Evropë përfundon testimin në Spanjë

7 Nëntor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Konvoji i parë autonom ushtarak në Evropë ka përfunduar me sukses demonstrimin e tij të fundit në Spanjë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja u zhvillua në Sevija dhe u financua nga Bashkimi Evropian, si pjesë e një projekti të gjerë inovativ në fushën e mbrojtjes.

Projekti, i quajtur COMMANDS (Convoy Operations with Manned-unManneD Systems), koordinohet nga kompania spanjolle e hapësirës dhe mbrojtjes “Sener” dhe përfshin 21 partnerë evropianë.

Lexo edhe:

Bie sërish çmimi i naftës në botë, arrin nën 102 dollarë për fuçi

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork

Ky program ambicioz është mbështetur me 24.8 milionë euro nga Fondi Evropian për Mbrojtjen.

Sipas drejtuesve të projektit, sistemi COMMANDS synon të bashkërendojë automjetet e komanduar nga njerëz me ato autonome, si në tokë ashtu edhe në ajër.

Kjo do të mundësojë operacione më efikase në mjedise të “pa strukturuara” dhe me sinjale të kufizuara satelitore.

Në testimet e kryera në Spanjë, automjetet u drejtuan nga sistemi Naviground, i zhvilluar nga Sener.

Ky sistem përdor një kombinim të sensorëve, inteligjencës artificiale, mësimit të makinerive dhe rrjeteve 5G, për t’u mundësuar mjeteve të kuptojnë rrethinën dhe të lëvizin në mënyrë të pavarur.

Sener kishte testuar më herët Naviground në mjete të ndryshme ushtarake, përfshirë asistentë logjistikë dhe tanke eksperimentale.

Në një video promovuese, kompania e përshkruan sistemin si “një nga armët e mëdha sekrete” që përmirëson bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit mes mjeteve në fushën e betejës.

Kjo teknologji konsiderohet pjesë e planit të modernizimit të sistemeve mbrojtëse evropiane, ku automatizimi dhe inteligjenca artificiale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka theksuar nevojën për të forcuar zhvillimin e dronëve dhe sistemeve autonome, duke e cilësuar këtë si një boshllëk kritik në kapacitetet e mbrojtjes së BE-së.

Në dokumentet strategjike të saj, Brukseli paralajmëron se industria evropiane e mbrojtjes ende nuk është mjaftueshëm e aftë për të prodhuar këto teknologji me ritme të shpejta dhe në shkallë të gjerë.

Nga Kategoria

Bota

Bie sërish çmimi i naftës në botë, arrin nën 102 dollarë për fuçi

21 Shtator, 2026
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork

20 Shtator, 2026
Bota

Vëllai i Dianës: Media po përsërit të njëjtën histori me Harry dhe Meghan

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Të gjithë në tokë, do pijmë kafe”, shoferët e urbanëve Shkozë-qendër lenë në rrugë qytetarët

21 Shtator, 2026

Furgoni i pasagjerëve përplaset me trafikndarësen në autostradëb Tiranë-Durrës

21 Shtator, 2026

Tragjike në Itali/ Po kthehej me biçikletë në shtëpi, përplaset për vdekje 15-vjeçari shqiptar

21 Shtator, 2026

‘Kthesë’ e fortë e motit/ Paralajmëron meteorologia Porja: Priten rrebeshe dhe stuhi …

21 Shtator, 2026

Diomande bind sërish te Real Madridi, Vinicius rrezikon vendin e titullarit pas pushimit të kombëtareve

21 Shtator, 2026

“Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek” – Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

21 Shtator, 2026
Screenshot

Merr zjarr një pallat në Korçë, pritet evakuuimi i banorëve

21 Shtator, 2026

Granit Xhaka nën hetim, kapiteni i Zvicrës mund të rrezikojë deri në pesë vite burg

21 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.