• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Struktura e punësimit/ Në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara

7 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë dhe më e dobët se në Rajon nga 2002-2023 referon një studim i Bankës Botërore për Rajonin e Europës Juglindore dhe Azisë (ECA).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë për një zhvendosje të dukshme nga punët manuale drejt punëve që kërkojnë aftësi më të ulëta në sektorin e shërbimeve, pa pasur rritje domethënëse të profesioneve të kualifikuara. Punët me aftësi elementare janë zgjeruar me 15% ndërsa ato më aftësi që kërkojnë arsim të lartë vetëm 5 % në dy dekada.

Grafiku i mëposhtëm tregon Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe të vendeve të punës manuale rutinë, pra, të punëve fizike tradicionale që nuk kërkojnë shumë kualifikim, si në bujqësi apo industri të lehta. Këto zhvillime përkojnë me tranzicionin e ekonomisë shqiptare nga bujqësia drejt shërbimeve pas viteve 2000.

Lexo edhe:

Banorët e lagjes 4 në Sarandë zbulojnë mjetet e parkuara nën banesa… me goma të çara në mëngjes

Pamjet/ “Eja pas mësimit ‘kemi një shpjegim’”, parandalohet incidenti i rëndë në Shkodër, përsëri grupe të rinjsh përleshen me thika në duar

Në të njëjtën kohë, është vërejtur rritje e vendeve të punës në profesione me aftësi të ulëta, që kupton shtim të punëve në tregti, pastrim, kujdes personal apo transport, pra në sektorë me produktivitet të ulët dhe paga të ulëta.

Nga ana tjetër, vendet e punës për profesionistë apo menaxherë kanë pasur një rritje shumë të vogël, çka tregon se ekonomia shqiptare nuk ka arritur të krijojë në masë vende pune të kualifikuara, edhe pse është zhvendosur nga bujqësia. Për kategorinë e “teknikëve” dhe punëve rutinë ” (si administratë apo punë zyre), rritja është e kufizuar jo më shumë se 5% përgjatë 2002-2023.

Analiza tregon se Shqipëria ka kaluar nga një ekonomi bujqësore në një ekonomi të bazuar te shërbimet me intensitet të ulët aftësish, pa arritur ende fazën e modernizimit që karakterizon vendet më të zhvilluara të rajonit. Rritja e punëve të thjeshta, duke zëvëndësuar punët manuale tregon për një transformim strukturor ende të paplotë dhe me potencial të pashfytëzuar të produktivitetit dhe pagave.

Profesionet që kërkojnë arsim të lartë, aftësi analitike dhe përgjegjësi menaxheriale pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë periudhës 2002–2023 dhe është më e ulët se në vende si Rumania, Polonia, Serbia apo Kroacia, ku pjesa e këtyre profesioneve është zgjeruar dukshëm gjatë dy dekadave të fundit.

Teksa vendet e tjera të rajonit kanë përjetuar një transformim drejt ekonomive të bazuara në dije, ku rritet pesha e profesioneve menaxheriale, të IT-së apo të sektorit financiar, Shqipëria ka mbetur kryesisht në fazën e shërbimeve të ulëta dhe të punëve rutinë, me shumë pak krijim të vendeve që kërkojnë arsim të lartë.

Ndryshimi i strukturës së punësimit në dy dekada tregon se, tranzicioni i Shqipërisë drejt ekonomisë së shërbimeve është zgjeruar në numër punonjësish , por jo në cilësi apo nivel aftësish.

Rumania, Polonia dhe Turqia kanë pasur rritje të dukshme të punëve për profesionistë dhe teknikë, pra të sektorëve me produktivitet të lartë.

Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë ndjekur një model të ndërmjetëm, me ulje të punëve manuale por shtim më të kufizuar të profesioneve të kualifikuara.

Shqipëria, Bosnja dhe Bullgaria ndodhen në grupin e vendeve që kanë përjetuar rënie të fortë të punëve rutinë-manuale, por pa e kompensuar këtë humbje me shtim të punëve me aftësi të larta.

Struktura e vendeve të punës në Shqipëri u zhvendos në sektorë me kosto të ulët dhe produktivitet të kufizuar, si tregtia, turizmi dhe transporti. Krahasuar me vendet e rajonit, progresi teknologjik dhe rritja e aftësive profesionale janë ende të ngadalta.

Ky model i ndryshimit të strukturës së punësimit tregon nevojën për politika arsimore dhe ekonomike që nxisin punësimin në sektorë me vlerë të shtuar, si teknologjia, shërbimet profesionale, arsimimi dhe inovacioni.

Nga Kategoria

Banorët e lagjes 4 në Sarandë zbulojnë mjetet e parkuara nën banesa... me goma të çara në mëngjes
Aktualitet

Banorët e lagjes 4 në Sarandë zbulojnë mjetet e parkuara nën banesa… me goma të çara në mëngjes

20 Dhjetor, 2025
Pamjet/ “Eja pas mësimit ‘kemi një shpjegim’”, parandalohet incidenti i rëndë në Shkodër, përsëri grupe të rinjsh përleshen me thika në duar.
Kryesore

Pamjet/ “Eja pas mësimit ‘kemi një shpjegim’”, parandalohet incidenti i rëndë në Shkodër, përsëri grupe të rinjsh përleshen me thika në duar

20 Dhjetor, 2025
Protesta para Kryesisë së Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe policisë me dhunë.
Kryesore

Protesta para Kryesisë së Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe policisë me dhunë

20 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Banorët e lagjes 4 në Sarandë zbulojnë mjetet e parkuara nën banesa... me goma të çara në mëngjes

Banorët e lagjes 4 në Sarandë zbulojnë mjetet e parkuara nën banesa… me goma të çara në mëngjes

20 Dhjetor, 2025

Liverpool i rekomandohet të mos nënshkruajë me Antoine Semenyo në janar, pasi legjenda e klubit shpjegon se pse transferimi prej 65 milionë £ do të ishte një gabim

20 Dhjetor, 2025
Pamjet/ “Eja pas mësimit ‘kemi një shpjegim’”, parandalohet incidenti i rëndë në Shkodër, përsëri grupe të rinjsh përleshen me thika në duar.

Pamjet/ “Eja pas mësimit ‘kemi një shpjegim’”, parandalohet incidenti i rëndë në Shkodër, përsëri grupe të rinjsh përleshen me thika në duar

20 Dhjetor, 2025
IKD: 28 kandidatët për deputetë përballen me akuza penale, kryesisht nga VV-ja

IKD: 28 kandidatët për deputetë përballen me akuza penale, kryesisht nga VV-ja

20 Dhjetor, 2025
Protesta para Kryesisë së Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe policisë me dhunë.

Protesta para Kryesisë së Kuvendit, përplasje mes protestuesve dhe policisë me dhunë

20 Dhjetor, 2025

“Nuk mund t’u gënjej” – Mikel Arteta zbulon se çfarë u ka thënë lojtarëve për të ardhmen e tij afatgjatë me Arsenalin

20 Dhjetor, 2025

Maliq/ Aksident në fshatin Rrëmbec, dy të lënduar

20 Dhjetor, 2025
Pengesat në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, 5 anëtarët e PD: Kemi respekt për integritetin e prokurorëve, por kemi marrë dosjen ‘Balluku’ dje dhe...

Pengesat në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, 5 anëtarët e PD: Kemi respekt për integritetin e prokurorëve, por kemi marrë dosjen ‘Balluku’ dje dhe…

20 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.