Pas anulimit të seancës plenare të Kuvendit, Partia Demokratike ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar në selinë blu për të diskutuar mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit në vend.
Mbledhja zhvillohet në ditën e tretë të protestave, pas përplasjeve të regjistruara në Tiranë dhe në qytete të tjera, ndërsa studentët kanë bojkotuar mësimin në disa universitete të vendit.
Anulimi i seancës plenare, e parashikuar të niste në orën 10:00, u njoftua rreth një orë para fillimit të saj. Ndërkohë, përpara Kuvendit pritej të zhvillohej një protestë e studentëve.
Pritet që në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat të diskutohet qëndrimi i opozitës për situatën e krijuar dhe hapat e mëtejshëm politikë.

