• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, Parlamenti nuk e miraton! Kaos në Korenë e Jugut! Reagon edhe SHBA

3 Dhjetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të martën vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në një fjalim të befasishëm televiziv para kombit natën vonë, duke vënë në shënjestër kundërshtarët politikë vendas dhe duke tronditur vendin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti Yoon tha se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Parlamenti i Koresë së Jugut, me 190 nga 300 ligjvënës të pranishëm, miratoi një mocion të martën, duke kërkuar që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon Suk Yeol të hiqet.

Lexo edhe:

Artikujt personalë të Nelson Mandela-s mund të shiten pasi vajza e tij fiton një betejë ligjore në Afrikën e Jugut.

“Udhëheqës, a mund të prisni në radhë?” / Braçe kritikon zyrtarin shtetëror në Tiranë, përfshirë edhe policinë që e shoqëron…

Udhëheqësi opozitar Lee Jae-Myung tha se të gjithë ata që po vepronin nën urdhrat e Presidentit Yoon po shkelnin ligjin, meqë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte e pavlefshme.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi ushtrinë të thoshte se aktivitetet e parlamentit dhe partive politike do të ndaloheshin dhe se mediat dhe botuesit e tyre do të ishin nën kontrollin e komandës së ligjit ushtarak.

Zoti Yoon nuk përmendi ndonjë kërcënim konkret nga Koreja e Veriut që ka armë bërthamore, duke u përqendruar tek kundërshtarët e tij politikë të brendshëm.

Forcat ushtarake u panë duke hyrë në parlamentin e Koresë së Jugut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa punonjësit e parlamentit përpiqeshin të zmbrapsnin ushtarët duke i spërkatur me bombolat për shuarjen e zjarrit.

Është hera e parë që nga viti 1980 që shpallet ligji i jashtëzakonshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Paraardhësi i zotit Yoon, Moon Jae-in i Partisë Demokratike, tha në një postim në rrjetin X se demokracia e vendit është në krizë.

“Shpresoj që Asambleja Kombëtare të veprojë shpejt për të mbrojtur demokracinë tonë nga rrënimi”, shkruante ai në një postim.

“I kërkoj popullit të bashkojë forcat për të mbrojtur dhe shpëtuar demokracinë dhe për të ndihmuar Kuvendin Kombëtar të funksionojë normalisht”.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell tha të martën se Shtetet e Bashkuara po i ndiqnin zhvillimet në Korenë e Jugut, një vend aleat, me “shqetësim të thellë” dhe se shpresojnë që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qeverinë e Koresë së Jugut dhe po monitorojnë situatën nga afër, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 28,500 trupa amerikane janë vendosur në Korenë e Jugut për t’u mbrojtur kundër Phenianit. Një zëdhënës i komandës ushtarake amerikane nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Pak pas fjalimit të Presidentit Yoon, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, disa prej tyre duke brohoritur: “Tërhiqeni shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!”/VOA

Tags: gjendje e jashtezakonshmekaoskore e jugut

Nga Kategoria

Bota

Artikujt personalë të Nelson Mandela-s mund të shiten pasi vajza e tij fiton një betejë ligjore në Afrikën e Jugut.

23 Janar, 2026
"Udhëheqës, a mund të prisni në radhë?" / Braçe kritikon zyrtarin shtetëror në Tiranë, përfshirë edhe policinë që e shoqëron...
Lajme

“Udhëheqës, a mund të prisni në radhë?” / Braçe kritikon zyrtarin shtetëror në Tiranë, përfshirë edhe policinë që e shoqëron…

23 Janar, 2026
Premiera e ‘Djali’ më 29 janar: Gjergj Prevazi ndan kalendarin e ri artistik për të rritur dhe fëmijë
Lajme

Premiera e ‘Djali’ më 29 janar: Gjergj Prevazi ndan kalendarin e ri artistik për të rritur dhe fëmijë

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Artikujt personalë të Nelson Mandela-s mund të shiten pasi vajza e tij fiton një betejë ligjore në Afrikën e Jugut.

23 Janar, 2026
Juventus-Napoli: Spalletti përballet me Conte, ‘të kaltërit’ në krye me 1-0

Juventus-Napoli: Spalletti përballet me Conte, ‘të kaltërit’ në krye me 1-0

23 Janar, 2026

Gjuajtje nga Jadon Sancho! Huazimi i Aston Villës godet menaxherët e Man Utd me një përkushtim për Unai Emery pas shënimit të golit të parë të sezonit.

23 Janar, 2026
"Udhëheqës, a mund të prisni në radhë?" / Braçe kritikon zyrtarin shtetëror në Tiranë, përfshirë edhe policinë që e shoqëron...

“Udhëheqës, a mund të prisni në radhë?” / Braçe kritikon zyrtarin shtetëror në Tiranë, përfshirë edhe policinë që e shoqëron…

23 Janar, 2026
"Nuk ecën dhe nuk flet…", Kledi Kadiu tregon për djalin e tij!

“Nuk ecën dhe nuk flet…”, Kledi Kadiu tregon për djalin e tij!

23 Janar, 2026
Premiera e ‘Djali’ më 29 janar: Gjergj Prevazi ndan kalendarin e ri artistik për të rritur dhe fëmijë

Premiera e ‘Djali’ më 29 janar: Gjergj Prevazi ndan kalendarin e ri artistik për të rritur dhe fëmijë

23 Janar, 2026

Tottenham zbulon planet befasuese për të nënshkruar Andy Robertson nga Liverpool, ndërsa trajneri Thomas Frank është në krizë.

23 Janar, 2026

Dhjetëra tankerë rusë të sanksionuar kalojnë Kanalin, pavarësisht premtimit të Britanisë për veprime të “përshtatshme”

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.