• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

3 vite luftë, Zelensky: Faleminderit të gjithë ata që mbrojnë dhe ndihmojnë Ukrainën

24 Shkurt, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”. Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Faleminderit për të gjithë ata që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Për të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. Dhe, qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, tha Zelensky.

Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev. Udhëheqës të Bashkimit Evropian, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë.

Lexo edhe:

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

“Ne jemi sot në Kiev, sepse Ukraina është Evropë. Në këtë luftë për mbijetesë, nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik. Është fati i Evropës”, shkroi von der Leyen në rrjetet sociale.

Ka, gjithashtu, plane për një konferencë të përbashkët shtypi. Në Londër, Qeveria britanike pritet të shpallë një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Protesta pro Ukrainës pritet të zhvillohen jashtë ambasadave ruse në mbarë botën, përfshirë: Holandën, Kanadanë, Japoninë, Lituaninë, Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në frontin e luftës, Ushtria e Ukrainës tha se ka rrëzuar 113 nga 185 dronët sulmues rusë, që u hodhën gjatë natës në 12 rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev. Shtatëdhjetë e një dronët tjerë u zhdukën nga radarët pasi u bllokuan. Dronët ukrainas, ndërkohë, goditën një rafineri nafte në qytetin rus Rijazan, në jug të Moskës. Lufta trevjeçare shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra ushtarëve dhe civilëve dhe shkatërroi zona të tëra të Ukrainës.

Sipas shifrave të cituara nga Zelensky, së paku 46.000 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe rreth 380.000 janë plagosur. Ndërkaq, viktimat ruse – përfshirë të vrarët dhe të plagosurit – i kalojnë 700.000, sipas vlerësimeve të Perëndimit në muajin dhjetor./ REL

Tags: luftazelensky

Nga Kategoria

Bota

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

21 Tetor, 2026
Bota

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

21 Tetor, 2026
Bota

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Protestuesit djegin karrigen e dialogut, refuzojnë ftesën e Ramës

21 Tetor, 2026

Cristiano kryeson sërish listën e Forbes, lë pas Messin dhe Mbappé

21 Tetor, 2026

“Mjafton të jetë me paqe, jo me gurë dhe zjarr”, Rama takon të riun në Kryeminsitri

21 Tetor, 2026

U arrestua për lidhje me organizatë terroriste, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë

21 Tetor, 2026

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

21 Tetor, 2026

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza largohet nga drejtimi i PDK: Njeriu duhet ta kuptojë kur është koha për të ikur

21 Tetor, 2026

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.