DASHI
Do ndihesh sikur ke shumë për të thënë dhe do kesh një nevojë të madhe për t’u dëgjuar. Mund të marrësh një mesazh që të huton emocionalisht nga një vëlla, motër apo fqinj, ose mund të fillosh një kurs të shkurtër gë të ka pëlqyer prej kohësh. Është koha të sqarosh gjërat që i ke mbajtur per vete dhe të tregosh guxim në bisedat e vështira. Do jetë një periudhë me shumë lëvizje, udhëtime të shkurtra dhe iniciativa të reja ku do të duhet të përdorësh mprehtësinë tënde.
DEMI
Vëmendja jote do të jetë tërësisht te portofoli dhe te mënyra se si po i menaxhon paratë dhe asetet e tua. Mund të kesh një debat që ndryshon mënyrën se si e sheh një marrëdhënie familjare, sidomos kur behet falë per vlerat dhe pasurinë e përbashkët. Ndoshta është momenti të kërkosh nië rritje page ose të mendosh për një mënyrë të re fitimi përmes tregtisë apo fjalës. Do të të duhet të peshosh mirë se çfarë ka vërtet rëndësi për ty përtej gjërave materiale.
BINJAKËT
Ky është muaji yt dhe do ndihesh sikur reflektori është mbi ty, duke të dhënë një vitalitet që nuk e ke ndjerë prej kohësh. Mund të vendosësh të ndryshosh diçka rrënjësore në pamjen tënde, mbase një stil të ri flokësh apo veshjeje që të bën të ndihesh më vetvetja. Do kesh më shumë vetëbesim për të nisur projekte personale gë i ke pasur në mendje, duke treguar një prani rrezatuese kudo që shkon. Është kohë për fillime të reja ku ti je personazhi kryesor.
GAFORRJA
Keni shumë nevojë për të qëndruar vetëm tani dhe për të kuptuar çfarë po ndodh në botën tënde të brendshme. Nuk po arratisesh, por thjesht po përpunon disa ndjenja që nuk i ke sqaruar plotësisht me veten dhe ndoshta po mediton mbi ëndrrat që po sheh. Mund të ndihesh e lodhur emocionalisht nga pritja dhe ndoshta është koha të mbyllësh nië kapitull ose të lëshosh disa zakone të vjetra para ditëlindjes tënde. Shpenzimet e papritura apo dëshira për të ndihmuar dikë në fshehtësi do të jenë nä qendër të vëmendjes.
LUANI
Do jesh shumë social dhe do ndihesh sikur njerëzit e duhur po vijnë drejt teje për të të ndihmuar me planet e tua. Mund të njohësh dikë përmes internetit ose një grupi shoqëror që do të të japë një perspektivë të re për një qëllim afatgjatë që ke pasur. Miqtë dhe vëllezërit apo motrat më të rritura do jenë ata që do të të japin dorën për të realizuar dëshirat e tua. Shpirti yt humanitar do të rritet dhe mund të përfshihesh në kauza që të bëjnë të ndihesh pjesë e diçkaje më të madhe.
VIRGJËRESHA
Puna dhe karriera do të të marrin gjithë kohën dhe vëmendjen, duke të vënë në pozita autoriteti. Mund të mendosh seriozisht të lësh punën aktuale nëse ndjen se nuk po vlerësohesh, ose të kërkosh një ngritje ne detyrë që të jep statusin që meriton. Një bisedë me eproorin tënd apo një figurë prindërore mund të jetë vendimtare për reputacionin tënd publik këtë muaj. Do ndjesh një peshë më të madhe përgjegjësie, por edhe dëshirën për të shkëlqyer në sytë e botës.
PESHORJA
Do ndihesh sikur vendi ku je nuk të miafton më dhe mendja do të të fluturoië te dijet e larta apo udhëtimet. Mund të fillosh të mendosh për t’u zhvendosur jashtë shtetit ose të nisësh një doktoraturë që të hap horizonte të reja. Një bisedë me një mësues apo një person të urtë mund të të sjellë një perspektivë filozofike që nuk e prisje. Është një periudhë e shkëlqyer për të zgjeruar rrethin tënd kulturor dhe për të kërkuar të vërteta më të thella shpirtërore.
AKREPI
Kjo periudhë do të të zhytë në disa kërkime të thella dhe do të të përballë me të vërteta që mund të kenë qenë të fshehura. Mund të marrësh vesh një sekret që të bën të rishikosh një lidhje intime ose të merresh me menaxhimin e parave të të tjerëve, si sigurime apo trashëgimi. Do kesh një intuitë shumë të fortë dhe do ndjesh nevojën për një transformim psikologjik që të çliron nga frikërat e vietra. Është kohë për të zbuluar misteret dhe për të kërkuar pavarësi financiare.
SHIGJETARI
Fokusimi do të jetë tërësisht te njerëzit që ke përballë dhe te cilësia e bashkëpunimeve të tua. Dikush mund të rikthehet pas një periudhe distance dhe kjo do të të bëjë të mendosh ndryshe për martesën ose për një kontratë pune që ke në dorë. Do kesh nevojë për një lidhje intelektuale më të fortë me partnerin dhe do të të duhet të gjesh balancën mes lirisë tënde dhe nevojave të tjetrit. Imazhi yt në publik do të varet shumë nga mënyra se si do të sillesh në këto marrëdhënie.
BRICJAPI
Ditët do jenë të mbushura me detyra të vogla, rutinë dhe nje vëmendie të shtuar ndaj shëndetit. Mund të ndihesh sikur po humbet durimin me ambientin në zyrë apo me kolegët dhe do kërkosh me shumë fleksibilitet në punë. Është momenti të fillosh një dietë të re apo një regjim stërvitor që të rrit vitalitetin dhe forcën fizike. Do iesh shumë i/e zënë duke u shërbyer të tjerëve apo duke u marrë me detaje që kërkojnë disiplinë dhe rregull.
UJORI
Do kesh një dëshirë të madhe për t’u argëtuar, për të krijuar dhe për të shprehur talentet e tua. Mund të njohësh një person të ri që të ngacmon intelektualisht dhe një romancë e re mund të lindë shumë shpejt dhe papritur. Nëse ke fëmijë, vëmendja do jetë te edukimi dhe gëzimi i tyre, ndërsa nëse je artiste, ky është muaji ku do kesh ide brilante. Mund të tundohesh edhe nga ndonjë investim paksa i rrezikshëm apo lojë fati, ndaj përdor inteligjencën tënde analitike.
PESHQIT
Vëmendja jote do jetë brenda mureve të shtëpisë dhe te baza jote emocionale. Mund të ndjesh nevojën për të prerë lidhje me disa njerëz që të prishin paqen mendore dhe të fokusohesh te rrënjët e tua familjare. Një projekt për rregullimin e banesës, blerjen e një makine apo një bisedë e rëndësishme me nënën do të të mbajë të zënë. Do kesh nevojë për siguri dhe për të krijuar një ambient ku ndihesh i/e mbrojtur dhe e qetë, larg zhurmës së botës jashtë.











