Atlético Madrid ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ademola Lookman nga klubi italian Atalanta, në një marrëveshje me vlerë 35 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse të lidhura me performancën.
Sulmuesi 28-vjeçar, ndërkombëtar me Nigerinë, ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, duke u kthyer në një përforcim të rëndësishëm për skuadrën e Diego Simeone në “Wanda Metropolitano”.











