Një zjarr ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit. Flakët kanë përfshirë një kabinë të ujësjellësit, e cila shërben për shpërndarjen e ujit.
Dyshohet se zjarri ka nisur nga pjesa kodrinore dhe më pas është përhapur drejt kabinës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Situata paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit në një zonë të banuar dhe turistike, ku ndodhen edhe objekte e hotele pranë vatrës së zjarrit.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta të rënies së zjarrit.











