Një zjarr ka përfshirë zonën pranë hyrjes së fshatit Zenelaj, në afërsi të varrezave.
Nga zjarri u dogjën shkurre, ndërsa flakët rrezikonin të përhapeshin në drejtim të fshatit.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri u vu nën kontroll dhe u neutralizua në kohë.
Nga ngjarja nuk pati dëme të tjera.











