Një vatër zjarri ka alarmuar banorët e Lagjes së Spitalit në Lezhë, ku flakët u përhapën me shpejtësi pranë zonave të banuara.
Zjarri dyshohet se nisi nga një grumbull mbetjesh, por për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë u zgjerua duke krijuar rrezik për banesat përreth.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave.
Puna e ekipeve në terren u vështirësua nga kushtet ekstreme atmosferike, me temperatura që kanë arritur rreth 40 gradë dhe erëra të forta që favorizonin përhapjen e zjarrit.
Pas shuarjes së flakëve, autoritetet kanë nisur verifikimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.











