• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 4 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zelensky përgënjeshtron Trump: Nuk diskutuam për centralet bërthamore gjatë telefonatës

20 Mars, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai nuk diskutoi pronësinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia me homologun e tij amerikan Donald Trump.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pasi Trump pati atë që ai e quajti një telefonatë “shumë të mirë” me Zelensky të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan kishte sjellë në shqyrtim termocentralet bërthamore të Ukrainës dhe i tha Zelenskit se “pronësia amerikane e atyre centraleve do të ishte mbrojtja më e mirë për atë infrastrukturë dhe mbështetja për infrastrukturën energjetike të Ukrainës”.

Por duke folur në një konferencë shtypi në Norvegji sot, Zelensky mohoi se ai kishte diskutuar pronësinë e SHBA-së mbi termocentralet bërthamore të Ukrainës.

Lexo edhe:

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë

Dita e Pavarësisë së SHBA, Ambasada në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe liri

“Për sa i përket pronësisë, ne definitivisht nuk e diskutuam këtë me Presidentin Trump”, tha Zelensky.

I pyetur për ZNPP, i cili aktualisht është i pushtuar nga trupat ruse, Zelensky theksoi se “e gjithë energjia bërthamore i përket shtetit ukrainas, duke përfshirë rajonin e Zaporizhzhias të pushtuar përkohësisht”.

Kompanitë private zotërojnë pjesë të tjera të sektorit energjetik të Ukrainës, siç janë termocentralet, por Zelensky tha se centralet bërthamore duhet të mbeten nën kontrollin e shtetit.

“Unë thashë nëse nuk është ukrainas, nuk do të funksionojë për askënd”, shtoi ai.

ZNPP ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi 2022, por operohet kryesisht nga stafi ukrainas, i cili fillimisht u detyrua të punonte nën kërcënimin e armëve, sipas zyrtarëve ukrainas.

“Personeli që punon atje tani është personeli që është paguar nga shteti i Ukrainës dhe ata janë qytetarë të Ukrainës. Po, menaxhimi i tyre ka ndryshuar”, tha Zelensky, duke iu referuar rusëve që mbikëqyrin stafin e uzinës.

Zelensky gjithashtu u tha gazetarëve se ai dhe Trump nuk diskutuan çështjen e Krimesë nga Rusia.

Tags: telefonateTrumpzelensky

Nga Kategoria

Bota

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë

4 Korrik, 2026
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së SHBA, Ambasada në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe liri

4 Korrik, 2026
Aktualitet

Merr zjarr varreza e makinave në Kamëz, tymi pushton zonën

4 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë

4 Korrik, 2026

Zjarr në një varrezë makinash në Kamëz, tymi mbulon zonën

4 Korrik, 2026

Dita e Pavarësisë së SHBA, Ambasada në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe liri

4 Korrik, 2026

Merr zjarr varreza e makinave në Kamëz, tymi pushton zonën

4 Korrik, 2026

Zjarri pranë shtratit të lumit Mat mbetet aktiv, digjen ullinj dhe drufrutorë

4 Korrik, 2026

250-vjetpori i Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liridashës

4 Korrik, 2026

Dhuna ndaj Niko Qarkajt te Blloku i Sigurisë, Tabaku kërkon dëgjesë urgjente me ministrin e Brendshëm

4 Korrik, 2026

Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, GJKKO dënon me rreth 95 vite burg 17 persona

4 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.