• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbardhet plagosja në Lezhë! 7 persona u paraqiten si policë në berberhane, zbrazën automatikun kur polici dhe Nikulaj qëlluan drejt tyre

3 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

“Mos lëvizni, policia!” 7 personat të cilët hynë mbrëmjen e së dielës brenda berberhanes në fshatin Rrilë të Lezhës, nga ku mbeti i plagosur Sokol Daci, janë prezantuar si policë. Të kamufluar dhe me kapuçë në kokë, 5 prej tyre ishin të armatosur me armë zjarri automatike, ndërsa 2 të tjerët mbanin shkopinj bejsbolli.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se autorët kishin për qëllim dhunimin e 21-vjeçarit Merando Nikulaj, me të cilin kishin pasur konflikt disa muaj më parë. Por, sapo kanë hyrë në ambientin e berberhanes, ku Nikulaj po qethej, janë përballur me të shtëna me armë zjarri.

Sipas të dhënave, krahas efektivit të policisë Besart Kovaçi, i arrestuar për shpërdorim detyre, dyshohet se ka qëlluar me armë edhe vetë 21-vjeçari Nikulaj. Në këto rrethana, njëri prej 7 personave i është përgjigjur me breshëri automatiku, ku nga të shtënat mbeti i plagosur berberi Sokol Daci.

Lexo edhe:

Me fshesë në dorë, mënyra e veçantë si gazetari doli në transmetim për zgjedhjet e mesmandatit

Gjobat për protestën, Dervishi me ironi: Shpresojmë të mos paguajnë edhe ata që e ndoqën nga ekrani

Deri në këtë fazë të hetimeve, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 nga personat e përfshirë në ngjarje. Ata janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka si dhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, por nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre. Policia po ushtron kontrolle në disa zona ku dyshohet se mund të jenë fshehur.

Ngjarja, e ndodhur mbrëmjen e së dielës në qendër të fshatit Rrilë, fillimisht u raportua si atentat. Por nga zbardhja e plotë e saj, rezulton se bëhet fjalë për një përplasje me armë zjarri mes palëve, si pasojë e një konflikti të mëparshëm të ndodhur në muajin mars 2025, në zonën e Kunes në Shëngjin.

Në atë kohë, pjesëtarë të fisit Nikulaj janë konfliktuar fillimisht verbalisht dhe më pas kane përplasur qëllimisht me automjet dy pjesëtarë të fisit Ndoka, të cilët po lëviznin me motoçikleta.

Nga Kategoria

Bota

Me fshesë në dorë, mënyra e veçantë si gazetari doli në transmetim për zgjedhjet e mesmandatit

6 Nëntor, 2026
Aktualitet

Gjobat për protestën, Dervishi me ironi: Shpresojmë të mos paguajnë edhe ata që e ndoqën nga ekrani

6 Nëntor, 2026
Bota

Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri

6 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sulmet kibernetike dhe alarmet për bomba, Meloni: Infrastruktura që u shërben qytetarëve po vihet në shënjestër

6 Nëntor, 2026

Kriza Mbappé vazhdon, Real Madrid mbetet jashtë ekraneve në Kinë

6 Nëntor, 2026

Babai i Neymar merr drejtimin ekzekutiv të Santos, bëhet CEO i klubit

6 Nëntor, 2026

Me fshesë në dorë, mënyra e veçantë si gazetari doli në transmetim për zgjedhjet e mesmandatit

6 Nëntor, 2026

Gjobat për protestën, Dervishi me ironi: Shpresojmë të mos paguajnë edhe ata që e ndoqën nga ekrani

6 Nëntor, 2026

Katër përfundime nga zgjedhjet e mesmandatit që mund të përcaktojnë garën presidenciale të vitit 2028

6 Nëntor, 2026

BE paralajmëron se 2026 do të jetë viti i dyti më i nxehtë në histori

6 Nëntor, 2026
ILLUSTRATION - Czech citizens arrive at Prague Airport after flying out of Israel, where the battle between Israeli forces and the Palestinian militant group Hamas rages on. (is associated with: «More bomb threats at airports in Prague and Paris»)

Alarm për bomba në aeroportet e Pragës dhe Parisit, kërcënohen disa fluturime

6 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.