Xavi Hernández ka publikuar listën e tij të parë si trajner i Holandës, duke dhënë menjëherë sinjalet e një cikli të ri. “Tulipanët” do të përballen me Gjermaninë, Serbinë dhe Greqinë në Nations League, në atë që do të jetë prova e parë për spanjollin në drejtimin e një kombëtareje.
Ndryshimet kanë qenë të dukshme. Wout Weghorst, Marten de Roon dhe Stefan de Vrij janë lënë jashtë, ndërsa bie në sy edhe mungesa e Memphis Depay, të cilin Xavi e kishte drejtuar te Barcelona. Jashtë është edhe Kees Smit, i cili po rikuperohet nga dëmtimi.
Surpriza më e madhe është grumbullimi i Ruben van Bommel, djalit të Mark van Bommel. Xavi ka vendosur të mbështetet te një grup me shumë energji dhe emra si Virgil van Dijk, Denzel Dumfries, Ryan Gravenberch, Tijjani Reijnders, Cody Gakpo dhe Donyell Malen.
Pas eksperiencës te Barcelona, Xavi nis kështu një kapitull të ri në karrierë, me pritshmëri të larta për të rinovuar Holandën dhe për ta rikthyer kombëtaren mes pretendenteve në turnetë e mëdhenj.











