• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

3 Tetor, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vuçiç i bëri këto komente pasi u pyet nga një gazetar për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiç tha se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se ai “mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh”.

Lexo edhe:

Nën presionin e protestave, dorëzohet Vuçiç: Jap dorëheqjen brenda disa javësh

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

“E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedimet, ata thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po e presin fillimin”, tha Vuçiç

Vuçiç nuk dha asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij se do të ketë luftë.

Ai shtoi se Serbia do të “bëjë çmos” për të mos marrë pjesë në atë luftë.

Në fillim të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë të enjten, presidentja e Kosovës Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

Osmani i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mos e shpërblejë” Serbinë.

Ajo tha se, nëse nuk ka ndikim perëndimor në Ballkan, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – pra Rusia, Kina dhe Irani – gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeq strategjikë”.

“Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”, tha ajo.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, Osmani tha se Beogradi paraqet kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën.

E pyetur në një intervistë për Fox News, nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Ajo theksoi se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Muajt e fundit, presidenti Trump disa herë ka deklaruar se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë./ REL

Nga Kategoria

Kryesore

Nën presionin e protestave, dorëzohet Vuçiç: Jap dorëheqjen brenda disa javësh

27 Qershor, 2026
Lajme

LISTA/ Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë të sanksionuara nga SHBA

27 Qershor, 2026
Lajme

Qindra miliarda të shpenzuara për armë: Pse po armatoset Greqia?

23 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Revolucioni i Flamingove”, Rama nga Gjermania: Protesta mesazh i rëndësishëm për mua dhe qeverinë! Algoritmet po deformojnë realitetin demokratik

1 Korrik, 2026

“Jetuam në diktaturën më izoluese të këtij kontinenti”, Rama: Transformimi digjital po shemb burokracinë

1 Korrik, 2026

Policia identifikon personin që dhunoi gazetarin, Ilir Demalia u godit sapo doli nga shtëpia, denoncoi parkimin e makinave në oborrin e pallatit (REAGIMI)

1 Korrik, 2026

Yamal i bën thirrje publikisht Julián Álvarez: “E presim te Barcelona”

1 Korrik, 2026

Tragjedi gjatë festimeve në Mexico City, tre persona humbin jetën pas fitores së Meksikës

1 Korrik, 2026

Dhunohet në mes të Tiranës analisti Ilir Demalia (PAMJE TË RËNDA)

1 Korrik, 2026

Të bashkuar, të lirë dhe spektakolarë – a mund ta ndalë dikush këtë Francë?

1 Korrik, 2026

Lajmi i fundit! Jürgen Klopp i gatshëm të marrë drejtimin e kombëtares gjermane

1 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.