• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha zhvilloi këtë të diel një takim me shqiptarë në New Jersey, ku foli për situatën politike në Shqipëri, shpopullimin e vendit dhe pasojat që sipas tij po sjell keqqeverisja e Edi Ramës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë takimit, një prej të pranishmëve, biznesmeni Akil Ceci, me origjinë nga Tropoja, shprehu vlerësimin e tij për Berishën dhe i drejtoi atij disa pyetje. Ai kërkoi të dinte se çfarë do të bëjë opozita për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, duke e pyetur gjithashtu nëse është përcaktuar kandidati për Bashkinë e Tiranës.

Në përgjigjen e tij, Berisha u ndal te qeverisja 13-vjeçare e Ramës, duke e cilësuar shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës si një prej problemeve më madhore të kësaj periudhe. Për të ilustruar qëndrimin e tij, ai iu referua edhe krizës së vitit 1997 dhe skemave piramidale, duke rikujtuar vendimin e tij për t’iu përmbajtur ligjit edhe në një situatë jashtëzakonisht të vështirë politike.

Lexo edhe:

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Kiev pas takimit me Putin, takohen me Zelensky

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 persona në pranga, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Sa i përket Bashkisë së Tiranës, Berisha bëri të ditur se kandidati ende nuk është konkretizuar. Ai tha se do të vijojnë diskutimet për të zgjedhur sipas tij kandidatin më të përshtatshëm për kryeqytetin.

Akil Ceci: Unë jam Akil Ceci, biznesmen në fushën e ndërtimit në Amerikë nga Tropoja. Kam edhe mbiemrin Ceci dhe në emër të familjes Ceci jam shumë krenar që ti arrite ta pastrosh emrin tënd dhe të tregosh neve dhe gjithë botës që je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria në 30 vite demokraci. Kam nja dy pyetje për ty. Desha të të pyes që parë the se qeveri teknike të ikë Edi Rama dhe ta rrëzojmë pushtetin. Doktor, koha po kalon shumë shpejt dhe u bënë shumë vite që qeveria e Ramës sundon në Shqipëri. Çfarë do bësh ti, doktor, pas këtij takimi që kemi këtu, çfarë do bësh që të rrëzosh qeverinë e Ramës dhe a e keni menduar emrin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.

Berisha: Pyetje shumë e drejtë. Mendoj se po ta analizosh qeverisjen 13-vjeçare të Edi Ramës, problemi më madhor në të cilin ai pastaj tejkaloi çdo lloj kufiri dhe limiti është shkelmimi i ligjit dhe Kushtetutës. Një qeveritar që betohet në Kushtetutë duhet t’i përmbahet ligjit me të gjithë vendosmërinë e tij, nuk ka asgjë më të dobishme për qytetarët dhe më të rëndësishme. Do t’jua ilustroj këtë me një shembull nga jeta ime jo kaq pozitiv. Në vitin 1997, Piramidat, të cilat realisht nuk i njihnim, krijuan një krizë të thellë, të madhe. Socialistët u thanë qytetarëve që ato para i ka marrë qeveria, qeveria nuk kishte prekur asnjë qindarkë. 

Mirë… U them bashkëpunëtorëve të mi se ne, përderisa shqiptarët mendojnë se ua kemi marrë paratë, nuk duhet të pranojmë t’i qeverisim, duhet të dalim në opozitë t’jua faktojmë që nuk kemi marrë asnjë qindarkë dhe pastaj ta gjykojnë dhe vetë ata. U bë marrëveshja, fushata. Në fushatë, Fatos Nano shkonte nga salla në sallë dhe thoshte: do t’ju kthej çdo qindarkë. Sali Berisha u tha: borxh është i vjetër sa njeriu, nuk ka ligj në botë që lejon të njohësh borxhin që nuk e ke marrë. T’ju them me sinqeritet juve këtu se shumë herë e kam pyetur dhe veten time, por prapë, unë mund t’jua ktheja ato lekë atyre, po, dhe qëndroja në pushtet, por po të ktheja paratë bëja një gjë të paligjshme. Nuk e bëra atë. Zbatova ligjin, zbatova ligjin në kushte tmerrësisht të vështira, ata nuk lanë gjë, ata më akuzuan për krime kundër njerëzimit, por pas 4 vitesh shqiptarët votuan Partinë Demokratike.

Edhe në 2005, vendi sundohej nga bandat. Këta krimin e quajnë mjet të dobishëm, dhe bandat në të katërta anët. Më pyesnin mua qytetarët: çfarë do bësh ti me këta? Ligjin, u thoja unë, ligjin do ua tregoja. Me këta policë që janë. E vërteta është kjo. Që nuk ishin policët që nuk donin të zbatonin ligjin, ishin politikanët që nuk i lejonin ta zbatonin. Dhe më thonin mua ata që kemi një kërkesë: që, po ta nisim këtë betejë, mos na ndalojë askush. Dhe ata zbatuan ligjin dhe në 18 muaj 1050 banditë bosë u vendosën para ligjit. Ndaj dhe u deklarova këto zero tolerancë ndaj krimit dhe karteleve. Kandidati për Bashkinë e Tiranës akoma nuk është konkretizuar. Do flasim dhe do përpiqemi t’i japim kryeqytetit kandidatin më të shkëlqyer që ka pasur ndonjëherë.

Nga Kategoria

Bota

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Kiev pas takimit me Putin, takohen me Zelensky

6 Shtator, 2026
Kryesore

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 persona në pranga, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

6 Shtator, 2026
Kryesore

Sherr për një vajzë/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras!

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026

Pse Flick nuk e donte De Jong kapiten të parë? Zbulohet arsyeja që acaroi trajnerin e Barcelonës

6 Shtator, 2026

Everton ndal Manchester Unitedin në shtesë, barazim dramatik 2-2 në Goodison Park

6 Shtator, 2026

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

6 Shtator, 2026

Irani kërcënon me përgjigje më të ashpër ndaj SHBA-së, ndërsa konflikti rrezikon furnizimet globale me naftë

6 Shtator, 2026

Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë

6 Shtator, 2026

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, rrezikohen banesat e zonës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.