Babë e bir kanë mbetur të vdekur me armë zjarri në Kir të Dukagjinit mesditën e sotme.
Mësohet se viktimë kanë mbetur Lekë Gjoni dhe i biri Prel Gjoni.
Ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur Aleks Preka.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore, ndërsa forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer verifikimet dhe për të zbardhur rrethanat e krimit.
Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e përplasjes me armë, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar.











