• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 10 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, nëna e Joan Zukos njofton ceremoninë e lamtumirës dhe bën dedikimin e ndjerë për të birin: Do të mbetesh përjetësisht fryma ime!

10 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, Ornela Zuko, ka bërë të ditur datën dhe orën e ceremonisë së lamtumirës së fundit për të birin, i cili u vra pasditen e 8 gushtit në Korçë, nga miku i tij, Kristjan Sterjo.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një mesazhi prekës, ajo shprehet se familja ka vendosur që lamtumira e fundit për Joanin të bëhet më 11 gusht, në orën 12:00.

Nëna e 20-vjeçarit i ka kushtuar të birit edhe disa fjalë të ndjera, duke e cilësuar si dashurinë e saj më të madhe dhe pjesën më të shtrenjtë të zemrës.

Lexo edhe:

Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën

Prapaskenat: A është izraelit Ron Yeffet, njeriu që Edi Rama po përgatit për Aeroportin e Vlorës?

“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundësi për t ju përgjigjur te gjithëve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit.

Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime. Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit”, shkruan Ornela Zuko.

DINAMIKA E NGJARJES

Kujtojmë se 20-vjeçari Joan Zuko u vra me armë zjarri në Korçë pas një konflikti nga Kristjan Sterjo, i cili u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga Policia dhe forcat RENEA.

Pas arrestimit Kristjan Sterjo ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor lidhur me motivin e ngjarjes së rëndë. I riu ka zbuluar se konflikti mes tyre lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar.

Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes.

Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej.

Situata më pas do të merrte një tjetër përmasë. Sipas dëshmisë së autorit, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Joan Zukos.

Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve.

Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij.

Sterjo fshihej në një zonë në afërsi të varrezave të qytetit, por është larguar prej aty për tu afruar drejt banesës. Ka qenë ky moment që policia e ka pikasur dhe është ndërhyrë menjëherë për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, ndërsa dëshmia e autorit të dyshuar dhe provat e mbledhura pritet të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave dhe motivit të saktë që çoi në krimin e rëndë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën

10 Gusht, 2026
Aktualitet

Prapaskenat: A është izraelit Ron Yeffet, njeriu që Edi Rama po përgatit për Aeroportin e Vlorës?

10 Gusht, 2026
Kryesore

Tregu 12 miliardë USD/ Mafia shqiptare fuqizoi trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës

10 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, nëna e Joan Zukos njofton ceremoninë e lamtumirës dhe bën dedikimin e ndjerë për të birin: Do të mbetesh përjetësisht fryma ime!

10 Gusht, 2026

Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën

10 Gusht, 2026

Prapaskenat: A është izraelit Ron Yeffet, njeriu që Edi Rama po përgatit për Aeroportin e Vlorës?

10 Gusht, 2026

Tregu 12 miliardë USD/ Mafia shqiptare fuqizoi trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës

10 Gusht, 2026

Evropa ‘përvëlohet’, qershori dhe korriku thyejnë rekordet historike të temperaturave

10 Gusht, 2026

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës së tij, i refuzohet leja për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

10 Gusht, 2026

Dy ngjarje kriminale/ Shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit në murin rrethues të një banese në Shënkoll, një person qëllohet me armë në Laç

10 Gusht, 2026

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, Teherani vendos kushte për rihapjen

10 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.